Paralajmërimi i gazetarëve: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do kenë përplasje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Emisioni Balkan Talks në Euronews Albania u fokusua te realiteti i ri politik në Kosovë, ku qeveria e re drejtohet nga z. Kurti dhe në krye të postit të presidentit është znj. Osmani.

Kryeredaktor i gazetës “Infokus”, Zekirja Shabani dhe z. Resul Sinani pedagog i komunikimit flasin për realitetin e ri politik.

“Unë besoj që znj. Osmani do i kundërvihet z. Kurtit në shumë raste, por kjo do ndodhë pas zgjedhjeve lokale. Ajo do dëshirojë të tejkalojë Thaçin, pra do ketë luftë për protagonizëm dhe të tregojë që ja vlen të jetë presidente. Kurti do e ketë të vështirë ta ketë aleate”- thotë z. Shabani.

Të nijetin mendim ndan edhe pedagogu i komunikimit Resul Sinani se ata do kenë kundërshtime.

“Deri tani i duhej të ishin bashkë, por tani do ketë fërkime dhe kundërshtime dhe do kenë të vështirë bashkëpunimin”, thotë z. Sinani.

Sipas pedagogut të komunikimit z. Resul znj. Osmani duhet të tregojë që e meriton atë post dhe të jetë mbi palët.

“Ajo është e obliguar të jetë presidente sipas Kushtetutës të Kosovës. Ajo kandidoi për presidente gjatë fushatës dhe duhet të largohet nga politika aktive dhe te jetë në funksion të postit që mori”  rrëfen pedagogu i komunikimit.

Dy deputetët që kaluan te Vetëvendosja bën që tani qeveria Kurti të ketë 60 deputetë dhe kjo sipas z. Zekirja e bën ata të pakontrollueshëm.

“Ai ka 60 deputetë dhe çdo ligj kalon pa problem dhe kjo bën që opozita të jetë komplet e pafuqishme dhe Kurtin të pakontrollueshëm”, tregon Shabani.

Sipas z. Sinani pasja e një pushteti kaq të madh nuk i jep të drejtë kryeministrit Kurti që të bëj si dëshiron reformën zgjedhore.

“Reforma është e nevojshëm, por jo ashtu si dëshiron ta bëj z. Kurti. Komisionin duhet ta udhëheqë opozita. Uroj që mos ketë më zgjedhje të presidentit në ketë mënyrë, por të bëhet zgjedhja e tij me vota nga populli”, thotë pedagogu i komunikimit Resul Sinani.

Krijimi i një qeverie kaq të pushtetshme ka pasur ndikim edhe te opozita, ku sipas z. Shabani kryetari në detyrë i PDK-së z. Hoxhaj nuk po e bën si duhet detyrën që ka.

“PDK-ja nuk ka qëndrim dhe z. Enver Hoxhaj nuk e zvëndëson dot z. Veseli. Ai duhet të gjej rrugën dhe të tregojë që meriton atë pozitë që ka aty, pasi nuk po kryen detyrën dhe fjalimi i tij nuk ishte domethënës në parlament,” – shprehet kryeredaktori i gazetës “Infokus” Zekirja Shabani.

Mbështetja e kryetarit të LDK-së z. Abdixhiku në zgjedhjen e presidentes së znj. Osmani, pedagogu Resul Sinani e sheh shumë pozitiv si qëndrim.

“Pas zgjedhjeve të shkurtit Abdixhiku e dinte që nuk duhej të bënte beteja, që do tkurrnin më shumë partinë. Duke votuar apo krijuar korumin komunikon me votuesin që ka votuar znj. Osmanin dhe ata mund të kthehen të shtëpia ku kanë votuar për shumë vite. Detyra e tij tani është reformimi i partisë,”- tregon z. Resul Sinani.

Etiketimet

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Nuk ndalen sulmet në Gaza, goditen zyrat e mediave Associated Press dhe Al Jazeera

Nuk kanë të ndalur sulmet dhe kundërsulmet mes Izraelit dhe grupit Hamas, ku orë pas ore raportohet për jetë të humbura mes civilëve. Një ndërtesë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER