Sfidat e Kosovës, diplomati Kiçmari: Problemi kryesor është punësimi, dialogu jo prioritet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në këtë emisioni të Balkan Talks në Euronews Albania është fokusuar tek politika e jashtme dhe diplomacia e Kosovës.

Për politikën e jashtme ka folur Sabri Kiçmari, drejtori i përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Kosovës.

Ai shprehet se ambasada e Kosovës në Jerusalem do qëndrojë e hapur, pasi është pjesë e një dakordësie.

“Vendosja e ambasadës sonë në Jerusalem është pjesë e dakordësimit të kryeministrit me presidentin Trump dhe presidentit Vuçiç. Ai ka premtuar se do ketë ambasadë në Jerusalem dhe kjo ka ndodhur duke e hapur aty dhe kjo çështje është e mbyllur”, shprehet ai.

BE-ja është shprehur kundër hapjes së ambasadës në Jerusalem, por për z. Kiçmari ky vendim nuk kthehet.

“BE ka shprehur qëndrimin e saj, por qeveria e Kosovës ka marrë një vendim identik me ShBA-në. Presidenti Biden ka respektuar vendimin e paraardhësit dhe këtë do bëjë edhe qeveria e re Kosovës. Ne do vazhdojmë të bashkëpunojmë me BE-në dhe do shpjegojmë pse nuk ndryshohet qëndrimi pas vendimit”, shprehet ai.

Z. Kiçmari ka shpjeguar edhe takimin e Uashingtonit, e cila sipas tij nuk duhet të quhet marrëveshje pasi nuk është ratifikuar në parlamentet e tre shteteve.

“Më lejoni të jem profesional nuk është marrëveshje ajo e Uashingtonit, pasi nuk është ratifikuar në parlamentet, por është vetëm një rakordim për çështje ekonomike, politike etj. Qeveria e Kosovës do komunikojë me Departamentin e Shtetit të SHBA-së për të parë çdo pikë dhe të shohin ato që janë të dobishme dhe ato që nuk mund të realizohen. Pika më e dobët e këtij rakordimi ka reduktuar politikën e jashtme për angazhimin e shtetit, që të njohin Kosovën dhe ka ndaluar pranimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare,”- tregon diplomati Sabri Kiçmari.

Sipas z. Kiçmari, prioritetet e qeverisë janë ato që ndikojnë tek mirëqenia e qytetarëve dhe me të drejtë pasi janë lënë pas dore duke pasur fokusin vetëm tek dialogu.

“Problemi kryesor është punësimi, mirëqenia e qytetarëve, zhvillimi ekonomik se kemi humbur shumë kohë te dialogu dhe ka të drejtë kryeministri që ka në fokus këtë. Rëndësi ka drejtësia dhe pandemia, pasi jemi të fundit që kemi nisur vaksinimin. Këto tre probleme janë më të rëndësishme se dialogu. Ai do vazhdojë me dialogun, por nuk do sjellë gjithçka rreth saj pasi ka çështje jetike të brendshme në mirëqenien e qytetarëve,”- thotë Kiçmari.

Letra e presidentit Biden për presidentin Vuçiç është një sinjal pozitiv për Kosovën sipas diplomatit.

“Situata është pozitive pasi presidenti Biden e njeh Kosovën e ka lidhje emocionale me të. Letra është e rëndësishëm se ka një sinjal se cila është zgjidhja, pra ky është sinjal i qartë, i drejtë dhe hap rrugën për sukses”, thekson ai.

Etiketimet

Piktura e artistit spanjoll Pablo Picasso shitet në ankand për 103.4 mln dollarë

Një pikturë e realizuar nga Pablo Picasso u shit për 103.4 milionë dollarë gjatë një ankandi të zhvilluar në New York duke thyer të...

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER