Bujar Osmani: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut s’duhet të ndahen në rrugën e çeljes së negociatave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani u shpreh gjatë intervistës në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania, se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet të ndahen nga njëra-tjetra në rrugën e tyre drejt çeljes së negociatave me BE-në.

“Teorikisht nëse Bullgari nuk do tërheqë veton me vite të tëra ashtu si ka bërë Greqia me Maqedoninë e Veriut, Shqipëria nuk mund të mbetet peng, por a duhet të ndahet? Unë mendoj që jo, BE-ja mendon se jo. Shqipëria nuk duhet ta ketë dhe nuk e ka ambicien për t’u ndarë, për shkak se e di që këto janë procese ciklike dhe nëse jemi bashkë do krijojmë një dinamikë të re e do ndihmojmë njëra-tjetrën”, thotë Osmani.

Edhe pse Maqedonia e Veriut ka 16 vjet që është vend kandidat në Bashkimin Evropian, z. Osmani shprehet se do vazhdojnë të bëjnë përpjekje, pasi integrimi në BE është alternativa e vetme.

“Maqedonia e ka fatin e tillë që sa herë përmbush një kërkesë të vendosur nga vendet anëtare, i vendoset një kërkesë e re. Kjo krijon përshtypjen se BE është bërë një target lëvizës për ne dhe ndikon te besueshmëria e procesit të zgjerimit. Ne vazhdojmë të bëjmë përpjekjet për shkak se ne nuk kemi alternativë tjetër përveç integrimit në BE. Pavarësisht këtyre, unë kam idenë që interesi i gjeneratave të ardhshme për t’u bërë pjesë e familjes Evropiane është më i madh se frustrimet që ka kjo gjeneratë në përpjekje, për të realizuar këtë ëndërr të njerëzve,” shprehet z. Osmani.

Qëndrimin e Bullgarisë në dy vitet e fundit z. Osmani e komentoi si befasues për Maqedoninë e Veriut dhe BE-në, pasi deri në vitin 2017 kishin një përmirësim të raporteve.

“Nëse i shihni trendet e raporteve ekonomike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut deri në vitin 2017 dhe pas vitit 2017 do shihni menjëherë një ngritje të tregtisë, përmirësimi të raporteve politike e hapi rrugë për antarësim në NATO. Ajo që ndodhi pas dy vitesh, përkeqësimi i raporteve pa asnjë paralajmërim na gjeti të pa përgatitur, por befasoi dhe vendet anëtare të BE-së,”- u shpreh ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, teksa theksoi se nuk dinë ende arsyet, por po punojnë në kthimin e besimit të marrëveshja e vitit 2017.

Sa i takon qasjes së BE ndaj mosmarrëveshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, z. Osmani tha se BE-në e bën të pafuqishëm vendimi me konsensus. Ai tha se BE nuk ka si e tejkalon të drejtën e Bullgarisë për të bllokuar zgjerimin, por procesi i negociatave nuk duhet të bilateralizohet.

Etiketimet

Rama: Kemi siguruar mbi 1 milion vaksina kundër COVID-19

Në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur sot 11 700 vaksina kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer. Kryeministri Edi Rama shprehet se bashkë me këto doza deri...

Belind Këlliçi në “Raw Politics”: PD-ja do të hapet ndaj figurave të reja

Muajt e verës i gjejnë demokratët në një analizë të thelluar brenda vetes për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Deputeti i zgjedhur i Partisë...

Këlliçi: Basha s’garoi i vetëm, drejtuesit politikë dhe kandidatët aksionerë të rezultatit të 25 prillit

Partia Demokratike do të zhvillojë brenda strukturave të saj analizën për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 25 prillit. Kandidati i fitues për deputet, Belind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER