Inferioriteti ekonomik i shqiptarëve kërcënon raportet etnike në RMV, thotë analisti Arben Ratkoceri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pabarazia e thellë ekonomike mes maqedonasve dhe shqiptarëve është problemi më i madh aktual i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Analisti Arben Ratkoceri thotë në emisionin ‘Balkan Talks’, në Euronews Albania se kjo çështje duhet të trajtohet me prioritet pasi përndryshe kërcënohen vetë raportet etnike dhe sociale.

Sipas z. Ratkoceri, kjo pabarazi ka filluar në vitet ’90 kur ndodhi privatizimi i pronës shoqërorë të përbashkët në Shqipëri dhe maqedonasit morën 97%, ndërsa shqiptarët vetëm 3% në kompani ndërtimi, të cilat falimentuan. Ai thekson se kjo pa barazi vazhdon ende sot dhe është arsyeja e vetme që mund të çojë në përplasje dyetnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

“Nëse do ketë ndonjë përplasje të madhe politike mes shqiptarëve dhe maqedonasve do të jetë pikërisht te kjo pa barazi shumë e madhe ekonomike e sociale që ekziston mes dy komuniteteve. Ato që cilësohen si ‘të parat’ për ekonominë e një shteti duke filluar nga sistemi bankar e energjetik kontrollohen nga maqedonasit”, thotë z. Ratkoceri.

Maqedonia e Veriut në muajin tetor zhvillon zgjedhjet lokale dhe z. Ratkoceri thotë se ka sinjale mes një koalicioni mes opozitës shqiptare dhe VMRO-DPMNE.

“Z. Zaeve koalicionin me BDI-në do e këtë në komunat ku kandidatit i partisë që ai drejton varet nga votat shqiptare dhe e kundërta. Ndërkohë, ka sinjale që mes VMRO-DPMNE e opozitës shqiptare ka negociata për një marrëveshje të tillë dhe këto koalicione janë vendimtare për të fituar një komunë”, – shprehet analisti.

Për analistin, përçarja e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka ndikuar e po ndikon që Bashkimi Demokratik për Integrimi të jetë fituese e zgjedhjeve. Arsye të tjera që kanë ndikuar në humbjen e opozitës, edhe pse ka marrë më shumë vota se BDI, përveç përçarjes është sistemi zgjedhor.

Ndërkohë që opozita vazhdon të jetë e përçarë, BDI vendosi t’i japë partisë qasjen e gjelbër. Këtë qasje, z. Ratkoceri e cilëson si lëvizje për efekt elektoral dhe për të shtrirë influencën në elektoratin maqedonase.

“BDI po tenton të hyjë në elektoratin maqedonas dhe ka nisur strategjinë që të zgjerohet, po nuk ka pasur ndonjë veprim politik apo teknik”, thotë analisti për Balkan Talks.

Ndërsa vetoja e vendosur nga Bullgaria për Maqedoninë e Veriut, për z. Ratkoceri ka sjellë kosto sociale e dëshpërim të qytetarëve ndaj BE.

“Ne që jemi marrë me gazetari ndër vite e kemi pritur këtë ndërhyrje të Bullgarisë, por në një fazë tjetër, jo gjatë fazës të negociatave. Në këtë fazë është e vështirë të parashikohet nëse do të këtë forcë nga të dyja palët që të gjendet një kompromis”, përfundoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Etiketimet

Presidentja e KE në Tiranë, takime me presidentin dhe kryeministrin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka nisur nga Tirana vizitën në vendet e rajonit. Presidentja e Komisionit Europian u prit me ceremoni...

Çështja ‘Tahiri’ shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë shqyrton sot çështjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky i fundit është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e kësaj gjykate. Saimir...

Këngëtari amerikan shpallet fajtor për abuzim seksual

Këngëtari amerikan R Kelly i njohur për hitin “I believe I can fly” është shpallur fajtor nga një gjykatë për abuzim seksual të grave...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER