Këshilltari i LDK: Kosova humbi nga rinegocimi i marrëveshjes me Serbinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Anton Berisha, këshilltar për politikat e jashtme në Lidhjen Demokratike thotë se Kosova ka humbur nga rinegocimi i marrëveshjes së targave me Serbinë.

Ish-zv.ministër i Punëve të Jashtme në Kosovë shprehet se Kosova ka humbur nga marrëveshja e re e arritur për targat pasi tashmë ajo njeh targat e Serbisë.

“Një marrëveshje ekzistuese që është problematizuar dhe është dobësuar pasi në këtë marrëveshje njihen targat ilegale, targat që regjistrohen në Serbi janë pjesë e marrëveshjes”, tha ai.

Ndërsa qëndrimet e mbajtur nga kryeministri, Albin Kurti i ka cilësuar propagandë dhe nuk po arrin të mbajë premtimet.

“I janë kthye temës patriotike ose si mund ta quaj patriotizëm artificial. Procesin e targave e shoh si fjala popullore u mbars mali dhe polli një mi pasi marrëveshja zbeh marrëveshjen paraprake”, deklaroi z. Berisha.

Këshilltari për politikat e jashtme në Lidhjen Demokratike duke komentuar iniciativën “Open Balkan” dhe mbështetjen e dhënë nga qeveria shqiptare, tha se e sheh këtë si një sjellje gati naive.

 

Etiketimet

Gjendet i vdekur në apartament një çift në Golem

Një çift në Golem të Kavajës është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së shtunës. Burri M. J., 60 vjeç, banues në Golem  dhe gruaja...

Tensione mes Francës dhe Britanisë për emigrantët, zgjidhja e problemit ende larg

Në kampin ku kanë qëndruar 27 personat që pak ditë më parë u mbytën në kanalin e La Manshit janë të vështira. Që prej 2018-s,...

LSDM pa “Alternativë”, ende pa pakt me partinë shqiptare për koalicion

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, partia opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut "Alternativa" ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të vazhdojë bisedimet për t’u...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER