“Dritan Abazoviçit i është ofruar posti i Kryeministrit”, thotë politikani i Malit të Zi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mehmet Zenka, kryetar i Unionit Demokratik Shqiptar në Malin e Zi thotë se situata politike në vendin fqinj është në krizë dhe nuk udhëhiqet nga politika pro evropiane.

Qeveria thotë ai e vetë quajtur “qeveri ekspertësh” është e përbërë nga diletantë. Sipas z. Zenka qëllimi kryesor ka qenë “hakmarrja”.

“E gjitha kjo ka sjellë krizë ekonomike. Kemi më shumë se 20 mijë persona që kanë humbur vendin e punës”, tha ai.

Ai veçoi rolin e Kishës Ortodokse në krijimin e qeverisë aktuale në Malin e Zi duke e cilësuar si “klero fashizëm”.

“Po bëhet në vit nga kjo qeveri dhe kemi manifestim që na rikthejnë në dukuri të viteve ’90 dhe që kanë sjellë me qindra mijëra viktima dhe mijëra refugjatë”, deklaroi kreu i Unionit Demokratik Shqiptar.

Për partinë shqiptare “Ura” të Dritan Abazoviç edhe pse pretendohet se ka program pro evropian, z. Zenka tha se deri tani nuk ka dëshmuar një gjë të tillë.

Për trajtimin e minoritetit shqiptar ai tha se ka një diskriminim dhe se edhe arritjet e viteve të fundit janë zhbërë.

“Asnjë sinjal pozitiv që do të ishte sadopak premtues për minoritet në Malin e Zi”, tha z. Zenka.

Ai tha se Abazoviçit i është ofruar që të dalë nga koalicioni aktual dhe të formohet një qeveri tranzitore.

“Oferta ekziston e drejtuar kryetarit të Ura, Abazoviç ku është ofruar që të formohet një qeveri kaluese, kryetar i të cilët do të ishte ai. Mirëpo përgjigja deri tani nuk është as pozitive dhe as negative, por janë duke luajtur në dy kolona”, tha z. Zenka.

Sipas tij edhe vizita e diplomatit amerikane, Gabriel Escobar kishte mesazhe të qarta kundër drejtimit të qeverisë së Malit të Zi nga forca pro serbe dhe se nevojiten forca pro perëndimore.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Përsëritja e zgjedhjeve, Meta fton shqiptarët të votojnë Shaip Kamberin

Presidenti Ilir Meta ka ftuar shqiptarët të votojnë kandiatin për deputet të Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi nesër në zgjedhjet e përsëritura në Tërnocë. Përmes...

SHBA konfirmon nëntë raste të lisë së majmunëve në shtatë shtete

Qendra e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tha të enjten se kishte identifikuar nëntë raste të lisë së majmunëve në shtatë...

Lukashenko urdhëron formimin e komandës së re ushtarake në kufi me Ukrainën

Lideri bjellorus Alexander Lukashenko ka urdhëruar të enjten formimin e një komande të re ushtarake në kufirin jugor të vendit me Ukrainën, raporton Reuters. “Është...

TË FUNDIT

Sa shqiptarë e praktikojnë besimin e tyre fetar?

Më shumë se gjysma e shqiptarëve (50,7%) nuk shkojnë asnjëherë në institucione të besimeve fetare si xhamia, kisha apo teqeja. Pjesa më e madhe...

Rama rikthen në detyrë ish-zv.ministrin e Infrastrukturës

Kryeministri, Edi Rama ka emëruar Hantin Bonati në postin e zv.ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë. Me këtë vendim, Bonati është rikthyer në detyrën që ka...