Kreu i Partisë Demokratike shqiptare në Malin e Zi, Fatmir Gjeka, thotë se Mali i Zi do të ketë një qeveri të re proevropiane pasi e shikon të pamundur vazhdimin e koalicionit aktual.
Fatmir Gjeka, deputet në Malin e Zi shprehet se aleatët e koalicionit qeverisës kanë dallime të mëdha dhe kjo e bën të pamundur jetëgjatësinë e mazhorancës.
Deputeti shqiptar tha se përpjekjet për të bërë një qeveri të re nuk do të funksionojë dhe zgjidha do të ishte “zgjedhje të reja ose krijimi i një qeveri kalimtare”.
“Mendoj se vendi duhet të shkojë në zgjedhje ose të krijoi një qeveri kalimtare deri në organizimin e zgjedhjeve të reja”, tha Gjeka.
Sipas tij qeveri në Malin e Zi duhet të drejtohet nga forca pro evropiane.
Sipas tij Dritan Abazoviç, si një parti proevropiane dhe pjesë e partive Të Gjelbra në Evropë duhet të bëjë diferencën për rrëzimin e qeverisë aktuale në Malin e Zi.
Ngërçi politik tha ai pritet të zgjidhet deri në fund të këtij viti ose në fillim të 2022.
40 deputetë të parlamentit të Mali të Zi me 81 anëtarë kanë depozituar një mocion mosbesimi.