Vuçiç po bën ‘spastrim modern etnik’ ndaj shqiptarëve, thotë kryebashkiakia e Preshevës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetarja e Bashkisë së Preshevës, Ardita Sinani shprehet se Serbia po ndjek një plan shkombëtarizues ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ndaj kërkon që qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës të koordinohen për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.

Gjatë një interviste për “Balkan Talks”, znj. Sinani tha se pushtet i Aleksandër Vuçiç është politikisht pushtet “nacionalist”, kulturalisht është “neokonservator” kurse ekonomikisht “neoliberal”.

“Vuçiç fshihet pas imazhit pro  evropian por realisht ushqen krijimin e një Serbie autoritare që shkel të drejtat e njeriut. Fatkeqësisht po përkëdhelet nga Perëndimi për arsye gjeopolitike dhe gjeostrategjike”, tha znj. Sinani.

Për procesin e pasivisimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës ajo thotë se Komiteti i Helsinkit e ka cilësuar si “spastrim modern etnik me metoda administrative”.

Ajo nënvizoi se Serbia nuk po respekton marrëveshjen e vitit 2001 pas luftës për rikthimin e shqiptarëve dhe jo vetëm kaq por po nxit largimin e tyre të mëtejshëm.

Bëhet fjalë për rreth 6 mijë shqiptarë që nuk rezultojnë më në regjistrat e Serbisë. Ardita Sinani thotë se ky proces është më dinamik në Medvegjë, tashmë në Bujanovç por po rriten rastet dhe në Preshevë.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Mercedesi i rrallë i 1955 shitet në ankand me çmim rekord

Një Mercedes jashtëzakonisht i rrallë ka thyer rekordin botëror duke u bërë makina më e shtrenjtë që është shitur ndonjëherë në ndonjë ankand, sipas...

SHBA do të armatosë Ukrainën me raketa kundër Flotës së Zezë Ruse

Zyrtarët amerikanë po konsiderojnë armatosjen e ushtrisë ukrainase me raketa të avancuara kundër anijeve, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters. Duke cituar zyrtarë të administratës...

Kreu i Shoqatës të Jetimëve: Problemi kryesor është baza ligjore

Lulzim Resuli, kreu i Shoqatës Kombëtare të Jetimëve në Shqipëri tha për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se fëmijët me mungesën e kujdesit prindëror kanë...

TË FUNDIT

Kreu i ISHSH-së: Duhet riparë kufiri minimal i pensioneve familjare

Astrit Hado, kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore tha se pensioni për fëmijët jetim varion dhe bazohet te vitet e sigurimeve që ka prindi...

Rusia: Lirojmë portet në Detin e Zi nëse rishikohen sanksionet

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se do të konsiderojë hapjen e porteve të Ukrainës në Detin e Zi -  duke ulur kështu...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER