‘Kosova të bëhet anëtare e pjesshme e Open Balkan’, thotë ish-ministri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-ministri i Integrimit Europian të Kosovës, Bekim Çollaku duke analizuar dialogun Kosovë-Serbi shprehet se negociatat ndodhen në fazën më të vështirë sa i takon arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare.

Sipas Çollakut qeveria e Albin Kurtit nuk e konsideron prioritet dhe takimet me Vuçiç kanë qenë të detyruara nga ndërkombëtarët ndonëse pa asnjë rezultat.

Ish-ministri i Integrimit Europian të Kosovës thotë se në këto bisedime “ka pasur tendencë për të rihapur çështje teknike” dhe se “dialogu ka qenë vetëm sipërfaqësor për qëllime të brendshme politike” duke bërë që “Kosova me këtë qasje ka thelluar izolimin”.

“Fajtor për ngecjen e dialogut janë tre palë, pala e Kosovës, Serbisë dhe është komunitetit ndërkombëtar, që duke parë që Kosova dhe Serbia nuk janë të gatshëm për marrëveshje përfundimtarë nuk kanë përdorur mekanizma për t’i shtyrë”, shprehet ish-ministri Çollaku.

Ish-ministri Çollaku thotë se SHBA edhe pse nuk janë ndërmjetësues zyrtar të dialogut, kanë qenë prezent në çdo marrëveshje të arritur gjatë këtij procesi.

Lidhur me iniciativën rajonale të “Open Balkan”, ai shprehet se ka një problem esencial që në fillimin e saj në Novi Sad të Serbisë, ku Kosova nuk u ftua të ishte.

“Kjo iniciativë duhet të funksionojë për të gjithë në mënyrë të barabartë ose nuk mund të funksionojë fare. Pa dashje Kosovës i bëhet e pamundur pjesëmarrja në këtë iniciativë”, tha ai.

Sipas tij zgjidhja do të ishte që Kosova të bëhej anëtare e pjesshme e iniciativës duke respektuar detyrimet vetëm ndaj vendeve që njohin pavarësinë e saj.

“Kosova mund të bëhet anëtare e pjesshme dhe këtu të heqë barrierat kufitare me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Malin e Zi në mënyrë që ndërkombëtarët të mos akuzojnë se me heqjen e barrierave Kosovë-Shqipëri po krijohet ‘Shqipëria e Madhe’”, u shpreh Çollaku.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

SHBA do të armatosë Ukrainën me raketa kundër Flotës së Zezë Ruse

Zyrtarët amerikanë po konsiderojnë armatosjen e ushtrisë ukrainase me raketa të avancuara kundër anijeve, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters. Duke cituar zyrtarë të administratës...

Kreu i Shoqatës të Jetimëve: Problemi kryesor është baza ligjore

Lulzim Resuli, kreu i Shoqatës Kombëtare të Jetimëve në Shqipëri tha për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se fëmijët me mungesën e kujdesit prindëror kanë...

Kreu i ISHSH-së: Duhet riparë kufiri minimal i pensioneve familjare

Astrit Hado, kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore tha se pensioni për fëmijët jetim varion dhe bazohet te vitet e sigurimeve që ka prindi...

TË FUNDIT

Rusia: Lirojmë portet në Detin e Zi nëse rishikohen sanksionet

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se do të konsiderojë hapjen e porteve të Ukrainës në Detin e Zi -  duke ulur kështu...

Presidenti i KE sot në Tiranë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel do të jetë sot në Tiranë. Ai do të pritet nga kryeministri Edi Rama në orën 10:15 në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER