Analistët debatojnë faktin se pavarësisht 8 viteve qeverisje Rama mbetet popullor

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sondazhi i tretë i MRB-së për Euronews Albania tregoi se Edi Rama mbetet lideri më popullor, gjë që nxiti debate në emisionin Barometri Politik.

Drejtuesja e Institutit për Demokraci Media dhe Kulturë, Jonila Godole tha se nuk e kuptonte se si pavarësisht abuzimeve në qeverisje dhe faktit se kanë kaluar tetë vite, sërish ka një shumicë qytetarësh që e preferojnë Ramën.

Të njëjtin opinion ndau edhe juristi Ylli Mnajani, i cili e konsideroi absurde që qytetarët edhe pse e dinë që “vendi po shkon në drejtim të gabuar”, sërish “parapëlqejnë atë që e ka drejtuar deri më tani vendin në drejtim të gabuar”.

Për drejtuesin e emisionit “Me pak fjalë”, Neritan Sejamini, kjo prirje vjen si pasojë e zhgënjimit të qytetarëve nga sjellja e politikës ku “në opozitë flitet për krimin” ndërsa “në qeveri nuk futet askush në burg”.

Drejtuesi i kompanisë MRB, Dimitris Mavros e konsideroi si çështje të mundshme që një politikan të mbetet popullor pavarësisht kalimit të viteve. Ai paralelizoi me raste si në Britani të Madhe ku Tony Blair pati fituar tre mandate dhe në Holandë ku Mark Rutte po kandidon për mandat të katërt.

Kjo nxiti edhe më tepër debat, ku Godole dhe Sejamini thanë se paralelizmi nuk qëndron për sa kohë në Shqipëri ka të tjera kushte soical-ekonomike dhe edukimi politik është krejt tjetër. Godole kujtoi se në Shqipëri vazhdohet të kërkohet që politika të pastrohet nga krimi.

Në rang kombëtar nga sondazhi i MRB-së rezultoi se Rama kishte një pëlqyeshmëri 45.6% të atyre që e shohin atë si kryeministrin më të përshtatshëm, ndërsa Basha mori një përgjigje pozitive në 32.2% të të anketuarve në sondazh.

Etiketimet

Kurti pas takimit me Macron: Nuk mora premtim për liberalizim të vizave

Pas takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  deklaroi se biseduan për dialogun me Serbinë, liberalizimin e vizave dhe për...

Monitorimi i punës së KLGJ dhe KLP, KSHH: Magjistratët hezitojnë të jenë pjesë e strukturave të posaçme

Një ditë më parë Komiteti Shqiptar i Helsinkit organizoi konferencën mbi monitorimin e punës së KLGJ dhe KLP gjatë një vitit, ku e pranishme...

Frika nga varianti Delta, ekspertët e BE kërkojnë ritme më të shpejta vaksinimi

Varianti Delta i COVID-19, shfaqur fillimisht në Indi vazhdon të përhapet. Agjencia shëndetësore e Bashkimit Europian shprehet se varianti shumë i transmetueshëm Delta i COVID-19,...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER