Bledi Çeka: Partitë e vogla të marra bashkë nuk prodhojnë dot asnjë mandat në Tiranë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në sondazhin e tretë të kompanisë MRB për Euronews Albania, 17.2% e të pyeturve nuk e përcaktuan se cilën parti do të zgjidhnin nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën, ndërsa 42 për qind e tyre mendojnë se PS do të fitonte shumicën e mandateve në Tiranë.

Blendi Çeka, pedagog në Universitetin e Tiranës teksa analizoi të dhënat e paraqitura në grafik gjatë Barometrit Politik në Euronews Albania, tha se nisur nga të dhënat e publikuara 2,7 për qind (që janë partitë e tjera), partitë e reja dhe kandidatët e pavarur nuk arrijnë dot të prodhojnë 1 mandat të vetëm.

Sipas tij, si rregull partitë e reja shansin më të madh për të marrë vota e kanë në Tiranë, ku ka më shumë të votues dhe zakonisht më shumë të pakënaqur, edhe pse marrja e mandatit është bërë e vështirë pas nevojiten rreth 12 mijë vota për një mandat.

“Nëse ky është rezultati, do të thotë se të gjitha bashkë partitë e reja nuk arrijnë të prodhojnë dot një mandat në Tiranë. Si rregull të rinjtë shansin më të lartë e kanë në Tiranë, por marrja e mandatit është e vështirë pasi duhen rreth 12 mijë vota ”, u shpreh z. Çeka.

 

Etiketimet

Bashkëveprimi ushtarak, vendet e NATO-s ndajnë së bashku infrastrukturën luftarake

Për t’iu përgjigjur nevojës së NATO-s për një integrim më të mirë të kapaciteteve ushtarake, ushtritë e Belgjikës dhe Luksemburgut kanë nisur të përdorin...

Në Francë hapen parqet dhe hiqet maska, në Austri ‘festë’ nga 1 korriku

Parku Disneyland në Paris rihapi dyert ditën e enjte pas thuajse 8 muaj mbyllje për shkak të pandemisë. Vizitorë të shumtë u mirëpritën me muzikë...

4 atraksionet që ja vlejnë të vizitohen gjatë qëndrimit tuaj në Pukë

Prej kohësh Puka është kthyer në një destinacion të preferuar nga vizitorët vendas por edhe ata të huaj që kërkojnë të shijojnë, natyrën, borën,...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER