Jo të gjithë socialistët besojnë se PS do mund të jetë mazhorancë në parlamentin e ardhshëm

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partia Socialiste ka deklaruar si objektiv nga zgjedhjet e 25 prillit marrjen e shumicës së mandateve në parlament. Megjithatë jo të gjithë socialistët besojnë se ky objektiv është i arritshëm.

Këtë e tregoi sondazhi i tretë kombëtar i kompanisë MRB për Euronews Albania ku 35.5% e socialistëve rezultoi se nuk besonin se PS do të mund të marrë më shumë se 71 mandate.

Të pyetur nëse do ta marrë apo jo shumicën e parlamentit partia së cilës ata i besojnë, qytetarët u përgjigjën:

  • Po, do ketë më shumë se 71 mandate: PS 66.5%; PD 48.2%
  • Jo, nuk do ketë 71 mandate, por do të formojë qeverinë: PS 20.3%; PD 23.1%
  • Do të dalë e para, por nuk do të formojë qeverinë: PS 3.8%; PD 14.6%
  • Nuk e di: PS 9.4%; PD 14.1%

Ndryshe nga PS, Partia Demokratike nuk ka deklaruar një objektiv të qartë me numër mandatesh për zgjedhjet e 25 prillit. Deri më tani prej kryesisë së saj është deklaruar si objektiv vetëm ndryshimi i qeverisë, gjë për të cilën PD ka bërë edhe një marrëveshje para-zgjedhore me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Metodologjia

Sondazhi i tretë i Euronews Albania pyeti në rang kombëtar 1015 persona në qarkun e Tiranës, zona urbane dhe rurale lidhur me mendimet e tyre për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Intervistat u realizuan gjatë periudhës 25 shkurt – 12 mars dhe përfshinë 48.8% meshkuj dhe 51.2% femra me të drejtë vote.

Lexoni gjithashtu:

Sondazhi/ Basha më i preferuar në Tiranë, Rama me pëlqimin më të lartë në rang kombëtar

Etiketimet

Destinacion udhëton në Leskovik, qytezën e vogël me një natyrë të mrekullueshme

"Destinacion" shkon në Leskovik, qytezën e vogël plot njerëz të urtë, punëtorë e bujar. Në këtë qytet mund të shijoni natyrën e mrekullueshme dhe...

“Udhëtarët” vizitojnë Pukën, qytetin e vogël që ofron plot surpriza

Ajri i pastër prej pyjeve me pisha, burimet e pastra të ujit, prodhimet e likerit, reçelit, apo birrës, shkolla ku në vitet 30-të jepte...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER