Ylli Manjani: Në Tiranë, PD merr 18 mandate, LSI minimumi 3 mandate

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet se opozita do të fitojë më shumë mandate në Qarkun e Tiranës se sa Partia Socialiste.

Z. Manjani thotë se duke u nisur nga premise e vitit 2017 që sipas tij PD “ishte në një gropë të madhe” dhe në këto zgjedhje nuk është më në atë gropë.

Sipas tij, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të marrin minimumi 20 mandate.

“Unë mendoj që në fund të ditës PD nuk del pa 18 mandate dhe LSI merr minimum 3 mandate. Unë nuk kam dalë me bo sondazhe por do të jap mendimin tim”, deklaroi z. Manjani.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, ku të gjitha partitë garuan pa koalicione, PS mori në Tiranë 18 mandate, PD 11 dhe LSI 5 mandate.

Për zgjedhjet e 25 prillit, Qarkut të Tiranës nga 34 mandate që kishte në zgjedhjet e kaluara, këtë herë i janë shtuar dy mandate dhe do të ketë 36.

Etiketimet

Ramos i jep lamtumirën Realit, ish-kapiteni i “Blaugranëve” përlotet gjatë fjalimit të lamtumirës

Sergio Ramos nuk arriti t'i përmbante lotët teksa i dha lamtumirën klubit të Real Madridit, pas 16 sezonesh të shpenzuar në “Santiago Bernabeu”, duke...

Buffon rikthehet te Parma, ish portieri i Juventusit ka nënshkruar kontratë me klubin Emilian

Gianluigi Buffon rikthehet te klubi italian i Parmës pas 20 vitesh. Klubi Emilian, që do garojë në Serinë B sezonin e ardhshëm, ka zyrtarizuar...

Nadal heq dorë nga Wimbledon, tenisti spanjoll konfirmoi mospjesëmarrjen edhe në Tokyo 2020

Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka vendosur të mos marrë pjesë në turneun e Uimbelldon, që nis më 28 qershor në Londër si dhe në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER