“Barometri Politik” zbulon në sondazhin e radhës kush e fiton Fierin dhe Elbasanin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sondazhi zgjedhor “Barometri Politik” i Euronews Albania dhe kompanisë prestigjioze MRB zbuloi të enjten se në qarkun Elbasanit ka një garë të ngushtë mes kryeministrit aktual Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha, ndërsa në Fier diferenca është e thellë në favor të kryetarit të PS-së.

Në tërësi qytetarët e të dyja qarqeve shohin Ramën më të përshtatshëm për kryeministër se sa Bashën.

Lexo më shumë: Rama dhe Basha në garë të ngushtë për Elbasanin, Fieri preferon kryesocialistin

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin të dielën e ardhshme, nga sondazhi rezultoi se PS do të merrte 53% të votave në Qarkun e Fierit, ndërsa PD 27.8%.

Përkthyer në mandate kjo përqindje do të ishte 11 me 5 për PS-në, teksa LSI rezulton ta ketë të vështirë të marrë deputetë.

Lexo më shumë: Projeksioni, si pritet të ndahen mandatet në Fier

Edhe në rastin e Elbasanit LSI duket se do ta ketë të vështirë të marrë një mandat ndërsa diferenca mes PS-së dhe PD-së rezulton më e ngushtë.

Përkthyer në mandate kjo përqindje do të ishte 7-8 për PS-në, 5-6 për PD-në dhe 0-1 për LSI-në.

Lexo më shumë: Projeksioni, si pritet të ndahen mandatet në Elbasan

Gjatë diskutimit në studio pati debate për përdorimin e vaksinave për propagandë dhe fushatë elektorale. Drejtuesja e Institutit për Demokraci Media dhe Kulturë, Jonila Godole, e nisi këtë diskutim duke vënë në dukje faktin se si tashmë vëmendja nuk është te pandemia, por te vaksinimi.

I përfshirë në diskutim, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi hapur se nuk do ta bënte vaksinën dhe se mënyra se si po përdoret për fushatë ishte e pamoralshme.

Lexo më shumë: Çështja e vaksinimit, Manjani dhe Godole: Po përdoret për fushatë

Përtej kësaj pike, të ftuarit e tjerë në studio, Blendi Çeka, Adri Nurellari, Iris Luarasi dhe Arbjan Mazniku shkëmbyen opinionet e tyre rreth të dhënave të sondazhit.

LEXONI GJITHASHTU: 


Etiketimet

Mbi 100 qytetarë presin në aeroportin e Rinasit për të vijuar udhëtimet

Mbi 100 qytetarë janë duke pritur në ambientet e jashtme të aeroportit “Nënë Tereza” për të vijuar udhëtimet e tyre. Me çanta dhe valixhe, ata...

Rezultatet e sondazhit të katërt të Barometrit Politik në Euronews Albania

Sonte në emisionin Barometri Politik do të njiheni me rezultatet e fundit të dala nga sondazhi i katërt kombëtar, i realizuar nga kompania MRB...

Prokuroria ngre akuzë për tre kontrollorë të trafikut ajror, lihen të lirë të tjerët

Pasi qëndruan prej disa orësh në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, prokuroria ka ngritur zyrtarisht akuzë vetëm ndaj tre kontrollorëve të trafikut...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER