Projeksioni, si pritet të ndahen mandatet në Elbasan | Barometri Politik

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin të dielën, Partia Socialiste do të rezultonte forcë e parë në qarkun e Elbasanit duke marrë shumicën e mandateve.

Sondazhi i MRB-së për Euronews Albania tregoi se shumica e qytetarëve në qarkun e Elbasanit kanë prirje të votojnë PS-në:

  • PS – 44.8%
  • PD – 36.4%
  • LSI – 5.3%
  • Të tjera – 3.9%
  • Të pavendosur – 9.6%

Krahasuar me prirjen e rangut kombëtar, në qarkun e Elbasanit vihet re një ulje (nga 7.6%) të votave drejt Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe rritje drejt të dyja forcave kryesore PS dhe PD.

Sipas projeksionit të MRB, duke marrë në analizë edhe votat e të pavendosurve, LSI duket se do ta ketë të vështirë të marrë një mandat në Elbasan:

  • PS – 7-8 mandate
  • PD – 5-6 mandate
  • LSI – 0-1 mandat

Në qarkun e Elbasanit, përfaqësues të partive kryesore kanë deklaruar për Euronews Albania si pritshmëri:

  • PS – 9 mandate
  • PD – 8 mandate
  • LSI – 3-4 mandate

Projeksioni, si pritet të ndahen mandatet në Elbasan by Euronews Balkans

Metodologjia

Sondazhi mori në analizë 870 të intervistuar, 415 prej të cilëve në Elbasan dhe 455 në Fier. Intervistat ballë për ballë u realizuan në zona urbane dhe rurale në periudhën 19 mars-28 mars.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 


Etiketimet

Mbi 100 qytetarë presin në aeroportin e Rinasit për të vijuar udhëtimet

Mbi 100 qytetarë janë duke pritur në ambientet e jashtme të aeroportit “Nënë Tereza” për të vijuar udhëtimet e tyre. Me çanta dhe valixhe, ata...

Rezultatet e sondazhit të katërt të Barometrit Politik në Euronews Albania

Sonte në emisionin Barometri Politik do të njiheni me rezultatet e fundit të dala nga sondazhi i katërt kombëtar, i realizuar nga kompania MRB...

Prokuroria ngre akuzë për tre kontrollorë të trafikut ajror, lihen të lirë të tjerët

Pasi qëndruan prej disa orësh në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, prokuroria ka ngritur zyrtarisht akuzë vetëm ndaj tre kontrollorëve të trafikut...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER