Sondazhi l Shpërndarja e mandateve në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier: PS me 46 mandate, PD 32

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nëse rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit do të jetë sipas sondazhit të MRB për Euronews Albania atëherë shpërndarja e mandateve për katër qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier do të ishte 46 për PS, 32 për PD dhe 2 për LSI.

Dimitris Mavros, drejtori i MRB tha se ka ende disa pikëpyetje se si do të ndahen mandatet. Sipas tij PS do  të humbë gjysmën e mandateve në veri të vendit dhe do të ruajë ato që ka në jug të vendit.

Blendi Çeka, ekspert zgjedhor, tha se këto 4 qarqe kanë 80 mandate nga 140 dhe rezultati është 46 me 34 në favor të PS. Ai thotë sikur të marrë skenarin që PS humb nga një mandat në katër qarqet edhe rezultati 42 kjo sërish nuk është situatë e mirë për opozitën.

Sipas tij në qarqet e vogla është e vështirë që të lëvizin mandatet dhe në 60 mandatet e qarqeve të tjera në rastin më të keq të mundshëm, PS merr 29 mandate.

“Jemi në situatën që në të gjithë variantet negativë, prap PS ka një fabul pozitive duke iu referuar të katër sondazheve”, tha Blendi Çeka.

Ndërsa Arbjan Mazniku, zv.kryetar i Bashkisë së Tiranës tha se PS synon që të marrë një rezultat më të mirë se sa në 2017 në këto katër qarqe të paktën në dy raste.

Kurse Adri Nurellari u shpreh se pamja është pezmatuese për ata që presin rrotacion. Sipas tij, nëse do të ketë rrotacion kjo do të vendoset nga socialistët e zhgënjyer.

“Ka boll faktorë që socialistët të mos dalin të votojnë. Diferenca është nëse z. Rama ia del që të mobilizojë votuesit tradicionalë”, tha ai.

Jonila Godole tha se nga panorama del se PS ka të paktën 71 mandate. Kjo sipas saj është shqetësuese në një kohë kur DASH dhe Transparency International flasin për korrupsion të nivelit të lartë dhe ka kapje të shtetit në nivel ekstrem.

“Ose këto raporte gënjejnë ose votuesit shqiptarë janë dakord dhe janë dorëzuar. Kjo më duket se nuk bën sens”, tha ajo.

Iris Luarasi deklaroi se 8 vite qeverisja kanë kosto të jashtëzakonshme për PS dhe se ka vërejte për mënyrën e qeverisjes por sipas saj PS ka përfituar shumë nga performanca e dobët e opozitës.

“Ka humbur mjaft beteja, dogji mandate, ia dha të gjithë bashkitë socialistëve në tryezë. Këto kanë kosto dhe përkthehen në votë më 25 prill”, tha ajo.

Kurse sipas Ylli Manjanit pavarësisht këtij parashikimi të sondazhit, LSI merr të paktën 5 mandate ndërsa për PD thotë se e sheh me tre mandate më shumë se sa projeksioni prej 32 mandate.

Lexoni gjithashtu:

Projeksioni, si pritet të ndahen mandatet në Fier

Projeksioni, si pritet të ndahen mandatet në Elbasan

Kë duan për kryeministër? Rama dhe Basha në garë të ngushtë për Elbasanin, Fieri preferon kryesocialistin


Etiketimet

Mbi 100 qytetarë presin në aeroportin e Rinasit për të vijuar udhëtimet

Mbi 100 qytetarë janë duke pritur në ambientet e jashtme të aeroportit “Nënë Tereza” për të vijuar udhëtimet e tyre. Me çanta dhe valixhe, ata...

Rezultatet e sondazhit të katërt të Barometrit Politik në Euronews Albania

Sonte në emisionin Barometri Politik do të njiheni me rezultatet e fundit të dala nga sondazhi i katërt kombëtar, i realizuar nga kompania MRB...

Prokuroria ngre akuzë për tre kontrollorë të trafikut ajror, lihen të lirë të tjerët

Pasi qëndruan prej disa orësh në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, prokuroria ka ngritur zyrtarisht akuzë vetëm ndaj tre kontrollorëve të trafikut...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER