“Taulant Balla dhe Monika Krymadhi në garë për mandat”, Dimitri Mavros: Mund të kemi probleme të brendshme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mandatet e Qarkut të Elbasanit sipas sondazhit të katërt të MRB për Euronews Albania ndahen mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Sipas projeksionit të MRB, duke marrë në analizë edhe votat e të pavendosurve, LSI nuk merr asnjë mandat në Elbasan, ndërsa PS merr 8 mandate dhe PD, 6 mandate.

Nisur nga kjo, Iris Luarasi thotë se Elbasanin nuk e sheh si luftë mes dy partive të mëdha por betejë mes PS dhe LSI për një mandate që është ende në diskutim kush mund ta marrë.

Gazetarja, Ilva Tare tha se sipas projeksioneve dhe listave, mandati në garë është ai i Taulant Ballës që është i 8-i për PS dhe Monika Kryemadhit që është e para për LSI.

Iris Luarasi tha se shikon ulje të LSI dhe kjo vë në pikëpyetje mandatin që LSI ka pasur gjithmonë të sigurt në Elbasan.

“Duhet një analizë politike nga LSI për të kuptuar se ku ka gabuar dhe çfarë ka ndodhur”, deklaroi ajo.

Ndërsa Dimitris Mavros, drejtor i MRB tha se bëhet fjalë për një numër të vogël votash që do të përcaktojë se kush do ta marrë mandatin.

Kjo situatë sipas tij do të bëjë që LSI të jetë e “detyruar që të mbrojë ata njerëz që po shkojnë drejt PD” dhe pikërisht këtu, shtoi ai mund të “dalin probleme të brendshme në bashkëpunimin LSI-PD”.

Lexoni gjithashtu:

 

Etiketimet

Piktura e artistit spanjoll Pablo Picasso shitet në ankand për 103.4 mln dollarë

Një pikturë e realizuar nga Pablo Picasso u shit për 103.4 milionë dollarë gjatë një ankandi të zhvilluar në New York duke thyer të...

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER