Sejamini: E pafalshme për PD-në që ka bërë aleancë me këdo, por jo me Patozin dhe Topallin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Drejtuesi i emisionit ‘Me pak fjalë’ në Euronews Albania, Neritan Sejamini e cilësoi një gabim të pafalshëm të Partisë Demokratike faktin që ka bërë aleancë me këdo dhe nuk ka bërë aleancë me tri partitë e reja, që sipas tij me gjasë do ta dëmtojnë, Partinë Nisma, Bindja Demokratike dhe Lëvizja për ndryshim, e drejtuar nga Jozefina Topalli.

Sipas Sejaminit, vetëm një aleancë e tillë do t’i krijonte kushte reale opozitës për të fituar zgjedhjet.

Teksa komentoi votën e të pavendosurve, Sejamini u shpreh se PD nuk ka punuar siç duhet me elektoratin gri, të cilët sipas tij me gjasa në fund do të votojnë PS.

Kjo e fundit, tha Sejamini, është duke punuar fort me elektoratin griu, të cilët po telefonohen një më një nga shtabet elektorale të PS në mënyrë që të binden.

Teksa komentoi pozicioni ne Lëvizjes Socialiste për Integrim, gazetari Sejamini u shpreh se PS ka një fushatë të qartë politike kundër LSI, që sipas tij duket se ka dhënë rezultat duke ndikuar edhe në tkurrjen e saj.

“Rama ka thënë sot që LSI-në do ta dërrmojmë, sepse ata që ikën nga PD në 2017 duhet të kthehen tek PD ndërsa të tjerët do të vijnë tek ne. Kjo është një deklaratë efikase nga ana elektorale, jep mesazh te elektorati se këta do të fitojnë,  mund të ketë dhënë rezultat”, shpjegoi Sejamini.

 


Etiketimet

Sejamini: E pafalshme për PD-në që ka bërë aleancë me këdo, por jo me Patozin dhe Topallin

Drejtuesi i emisionit ‘Me pak fjalë’ në Euronews Albania, Neritan Sejamini e cilësoi një gabim të pafalshëm të Partisë Demokratike faktin që ka bërë...

Blendi Çeka: Me këtë projeksion, PS merr mbi 71 mandate

Sondazhi i katërt kombëtar me intervista të realizuara në harkun kohor 7 mars-31 mars, parashikon se 49% e votave do të shkojnë për PS...

Si ka ndryshuar mbështetja për partitë në 4 sondazhet e Barometrit Politik (Grafik)

Nga sondazhi i parë kombëtar i realizuar nga MRB për Euronews Albania më 21 janar deri në sondazhin e katërt të publikuar sot më...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER