Sejamini: Rritja e pëlqyeshmërisë, triumf i fushatës së qetë dhe pozitive të Lulzim Bashës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sondazhi i katërt kombëtar i prezantuar mbrëmjen e sotme në ‘Barometrin politik’ në Euronews Albania tregoi se 47 për qind e të anketuarve kishin mendim pozitiv për kryeministrin aktual dhe drejtuesin e Partisë Socialiste, z. Edi Rama, ndërsa 38.9% e tyre preferoni kreun e PD, Lulzim Basha.

Krahasuar me sondazhet e mëparshme vihet re një rritje e lartë e opozitarit Basha me 10.8% krahasuar rritjes më të ulët prej gati 2% të kryeministrit aktual.

Për drejtuesin e emisionit ‘Me pak fjalë’, Neritan Sejamimi kjo rritje e kryedemokratit Basha lidhet drejtpërdrejtë me fushatën e qetë dhe pozitivë, që sipas tij po bën kreu i PD.

Sipas Sejaminit, prezantimi i programit, ku Basha ka pasur rol qendror, i ka dhënë një dimension më të pëlqyeshëm z. Basha.

“Mund të them se rezultati është triumf i fushatës së qetë dhe pozitive të z Basha.

Fushata e qetë, mund ta gjykosh programin nga çdo këndvështrim, por programi është i pëlqyeshëm, tregon se si udhëheqësi i PD ka një plan konkret dhe kjo është pëlqyer nga publiku. Fushata, programi, qasja që është ndjekur ka dhënë rezultate pozitive”, tha Sejamini.

Teksa komentoi rezultatin e elektoratit të ashtuquajtur të papërcaktuar z. Sejamini nënvijëzoi faktin se për herë të parë në sondazhet e publikuara në ‘Barometrin Politik’, midis të papërcaktuarve ka pëlqyeshmëri më të lartë për Bashën se për Ramën.

“Këtu mund të kuptohet edhe rritja e pëlqyeshmërisë, shihet se 48 për qind e votuesve të LSI kanë mendim pozitiv për z. Basha. Për herë të parë z. Basha është mbi z. Ramën, çka tregon rritjen e tij”, tha z. Sejamini.


Etiketimet

Jonila Godole: PS-ja në këtë fushatë ka risjellë premtimet e vjetra

Drejtorja i Institutit për Media, Kulturë dhe Demokraci, Jonila Godole duke komentuar gjetjet e sondazhit të MRB, tha se ngushtimi i diferencave mes Bashës...

Denar Biba: Votuesit e LSI-së shkojnë te PD sepse LSI nuk mund të prodhojë kryeministër

Sipas sontazhit të katërt të Barometrit Politik, kurba e përqindjeve për pëlqyeshmërinë e qytetarëve në raport me tre liderët kryesorë të vendit ka pasur...

Sejamini: Rritja e pëlqyeshmërisë, triumf i fushatës së qetë dhe pozitive të Lulzim Bashës

Sondazhi i katërt kombëtar i prezantuar mbrëmjen e sotme në ‘Barometrin politik’ në Euronews Albania tregoi se 47 për qind e të anketuarve kishin...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER