Barometri Politik tregon rezultatet e sondazhit të dytë, si do të votojë Tirana dhe Durrësi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sondazhi i dytë i kompanisë MRB për Euronews Albania tregoi se në qarkun e Tiranës kryetari i PD-së Lulzim Basha gëzon popullaritet më të madh se kryeministri aktual Edi Rama. Ky i fundit ka pësuar rënie të ndjeshme të opinionit pozitiv.

Lexo më shumë: Lulzim Basha më popullor se Edi Rama në sondazhin e dytë për Tiranën

Për sa i përket prirjes së votës, sondazhi tregoi se diferenca mes PS-së dhe PD-së në qarkun e Tiranës është përgjysmuar nga 10.3% në 5%.

Lexo më shumë: Prirja e votës në Tiranë, PD gëzon rritje, ngushton diferencën me PS-në

Kandidati për deputet i PD-së, Agron Shehaj, theksoi se prirja në rënie e PS-së do të vijojë deri në ditën e zgjedhjeve dhe se diferenca aktuale në fakt është e përmbysur. Ai pretendoi se opozita do të marrë më shumë mandate se PS.

Lexo më shumë: “PS në pikiatë”, Agron Shehaj jep shifrat: Sa mandate merr PD-ja në Tiranë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani analizoi si “kombinim të gabuar” drejtimin e fushatës elektorale të PS-së nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, pasi ky i fundit mund të përfitojë politikisht edhe me humbjen e kryetarit.

Lexo më shumë: Ylli Manjani: Kombinimi i gabuar Rama-Veliaj sjell kosto politike për PS, i jep mundësi Bashës

Në studion e Euronews Albania u zhvillua një diskutim interesant mes Ylli Manjanit dhe drejtueses së emisionit “Barometri Politik” Ilva Tare, të cilët sqaruan se kush ka të drejtë për të formuar qeverinë pas 25 prillit.

Lexo më shumë: Ylli Manjani e Ilva Tare diskutojnë situatën e paqartë se kush ka të drejtë të formojë qeverinë pas 25 prillit

Sondazhi i dytë zgjedhor i kompanisë MRB për Euronews Albania për qarkun e Durrësit tregoi se diferenca e popullaritetit mes dy kandidatëve kryesorë Edi Rama dhe Lulzim Basha është ngushtuar ndjeshëm.

Lexo më shumë: Shtohet pëlqimi për Bashën, Rama dhe kryedemokrati kokë më kokë për votën e Durrësit

Duke analizuar prirjen e pëlqimit, pedagogia Iris Luarasi e shpjegoi rritjen e PD-së me kthimin e të larguarve drejt Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Lexo më shumë: Gara e ngushtë në Durrës, Iris Luarasi: Rënia e LSI-së shkon për Bashën

Për drejtuesin e emisionit “Me pak Fjalë” Neritan Sejamini treguesi në rritje i popullaritetit të Lulzim Bashës në Durrës është rezultat i qasjeve të ndryshme që kanë pasur dy kandidatët kryesorë, ai dhe Edi Rama në fushatë.

Lexo më shumë: “Rama dhe Basha në garë të barabartë për kryeministër”, Sejamini rendit arsyet e rritjes së kryedemokratit

Sondazhi për prirjen e votës në qarkun e Durrësit tregoi se gara është ngushtuar ndjeshëm, teksa LSI duket se do ta ketë të vështirë të marrë një mandat.

Lexo më shumë: PD ngushton diferencën me PS në Durrës, LSI humb mbështetjen e 2017-s

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER