Shumica e shqiptarëve kundër një koalicioni të madh qeverisës PS-PD

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shumica e shqiptarëve nuk besojnë se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike duhet të formojnë një qeveria koalicioni, ndërsa ftesën për bashkëpunim të Kryeministrit Edi Rama ndaj Lulzim Bashës e shohin si përpjekje për të fituar kreditë politike.

Kështu rezultoi nga sondazhi i kompanisë prestigjioze MRB për Euronews Albania.

Votuesit e të dyja partive u vunë përballë pyetjes nëse besonin se PS dhe PD duhet të formojnë qeveri të përbashkët:

      • Padyshim po – 9.7%
      • Po – 15.7%
      • Jo – 18.1%
      • Padyshim jo – 54.8%
      • Nuk e di/Nuk përgjigjem – 1.7%

Në analizë të detajuar 35.1% e votuesve të PS-së ishin “pro” koalicionit, ndërsa nga votuesit e PD-së vetëm 20.2%.

Qytetarët ftesën për bashkëpunim të Kryeministrit Edi Rama ndaj Lulzim Bashës e shohin si përpjekje për të fituar kreditë politike.

Janë 69.9% e të pyeturve të cilët shprehen se Basha nuk duhet ta pranojë ftesën për bashkëpunim.

Ndërsa të pyetur nëse ftesa e Ramë është e sinqertë, 43.5% shprehen që e bën për të fituar kreditë politike.

54.7% e votuesve socialiste mendojnë se ftesa e kryeministrit është e sinqertë, ndërsa vetëm 5.8% e demokratëve mendojnë një gjë të tillë.

Shqiptarët kundër një koalicioni të madh qeverisës PS-PD by Euronews Balkans

Metodologjia

Sondazhi u bë për Euronews Albania nga kompania prestigjioze MRB, e cila zhvilloi 1,000 intervista (49.5% meshkuj, 50.5% femra) ballë për ballë në zonat urbane dhe rurale me persona me të drejtë vote (mbi 18 vjeç) nga data 25 maj deri më 2 qershor.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER