Votuesit e PS dhe PD me opinione të ndryshme për rolin e ambasadorëve në Shqipëri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qytetarët shqiptarë e cilësojnë si të pranueshëm rolin e ambasadorëve të vendeve të huaja në Shqipëri, megjithatë votuesit e partive kryesore kanë dallim në gjykimet e tyre.

Në sondazhin e organizuar nga kompania prestigjioze MRB për Euronews Albania rezultoi se 70.9% e të pyeturve janë “plotësisht” (26.6%) ose “disi dakord” (44.3%) me rolin e përfaqësuesve të huaj diplomatikë në Tiranë.

Nga ana tjetër, 24.9% “nuk pajtohen plotësisht” me rolin dhe sjelljen e ambasadorëve.

“Disi jo dakord” janë përgjigjur 18.2% kurse “plotësisht jo dakord” janë përgjigjur vetëm 6.7%.

Nga personat e anketuar janë 4.2% të cilët nuk kanë preferuar që të japin një përgjigje.

Megjithatë nga sondazhi rezulton se opinioni i votuesve të PS dhe PD ka një dallim sa i takon kësaj pyetjeje.

Ata që në zgjedhjet e 25 prillit kanë votuar për PS-në, janë dakord me rolin dhe sjelljen e ambasadorëve pasi kështu shprehen 94.2% e tyre. Vetëm 4.1% nuk janë dakord.

Ndërsa sa u takon atyre që në zgjedhjet e fundit kanë votuar për PD, kanë një opinion të ndarë përgjysmë. Janë 44.6% që bien dakord me rolin e diplomatëve të huaj dhe 50.3% që nuk bien dakord.

Sa u takon votuesve të pa përcaktuar, 65% janë dakord me rolin dhe sjelljen e ambasadorëve dhe vetëm 12.1% nuk pajtohen me rolin e tyre.

Metodologjia

Sondazhi u bë për Euronews Albania nga kompania prestigjioze MRB, e cila zhvilloi 1,000 intervista (49.5% meshkuj, 50.5% femra) ballë për ballë në zonat urbane dhe rurale me persona me të drejtë vote (mbi 18 vjeç) nga data 25 maj deri më 2 qershor.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER