52.4% e shqiptarëve mendojnë se pati parregullsi në zgjedhje, por shumica prej tyre mendojnë se nuk diktoi fituesin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shumica e shqiptarëve mendojnë se në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit pati parregullsi, mirëpo pjesa më e madhe e tyre thonë se ato nuk diktuan fituesin. Ndërkohë nga ata që shprehen se pati parregullsi, apo manipulime jo të gjithë bien dakord se procesi duhet përsëritur.

Kështu rezultoi në sondazhin e kompanisë prestigjioze MRB bërë për Euronews Albania, ku të pyeturit u vunë përballë pretendimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se “zgjedhjet u vodhën dhe kishte manipulime të mëdha nga qeveria” dhe se 25 prilli ishte “masakër elektorale”.

Të pyetur për këtë pretendim ata u shprehën se:

  • Zgjedhjet ishin të drejta, rezultati i qartë, nuk mund të sfidohet – 44.7%
  • Kishte disa parregullsi nga qeveria, por nuk ndikoi në rezultat – 11.4%
  • Kishte disa parregullsi, jo vetëm nga qeveria, por kjo nuk vendosi fituesin – 17.8%
  • Kishte manipulime serioze nga qeveria që vendosën fituesin – 23.2%

Në përgjithësi nga 52.4% e të pyeturve, që ranë dakord për parregullsi apo për manipulime, 55.7% e tyre (29.2% i 52.4%) nuk mendojnë se këto parregullsi diktuan rezultatin, ndërsa 55.9% e tyre nuk besojnë se zgjedhjet duhen ripërsëritur.

Analizuar sipas votuesve, bie në sy se 78.3% e votuesve të PS-së besojnë se “zgjedhjet ishin të drejta dhe rezultati i qartë dhe që nuk mund të sfidohet”, ndërsa nga votuesit e PD-së vetëm 52.1% besojnë se “kishte manipulime serioze nga qeveria që vendosën fituesin”.

29.2% e shqiptarëve mendojnë se parregullsitë nuk diktuan fituesin by Euronews Balkans

Metodologjia

Sondazhi u bë për Euronews Albania nga kompania prestigjioze MRB, e cila zhvilloi 1,000 intervista (49.5% meshkuj, 50.5% femra) ballë për ballë në zonat urbane dhe rurale me persona me të drejtë vote (mbi 18 vjeç) nga data 25 maj deri më 2 qershor.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER