Arbjan Mazniku: Pëlqyeshmëria për Bashën është kthyer në normalitet, rritja nuk ishte organike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sipas sondazhit të kryer nga Euronews Albania dhe MRB, Rezultati i zgjedhjeve ka bërë që popullariteti i Edi Ramës të rritet më tej, ndërsa ai i Lulzim Bashës të bjerë.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku në “Barometri Politik” se në fakt, popullariteti apo pëlqyeshmëria ndaj Lulzim Bashës nuk ka rënë, por është kthyer në normalitet.

Arbjan Mazniku tha se pëlqyeshmëria e Lulzim Bashës u rrit në mënyrë fiktive, pasi u pa si lider nga personat që nuk kishin pëlqyeshmëri të mëparshme për të, por ishin pjesë e koalicionit opozitar.

“Po të shohim rritjen e z. Basha, ka ardhur si rrjedhojë e mbledhjes së bashku e pëlqyeshmerisë jo tipike për z. Basha.Basha krijoi një koalicion jo tipik dhe u bë udhëheqësi i këtij koalicioni. Aktorë të tjerë, të cilët në një situatë normale nuk kanë një pëlqyeshmëri të natyrshme për z. Basha, në atë periudhë kohore, mblodhi në mënyrë të sforcuar pëlqyeshmërinë e tyre”, u shpreh z. Mazniku.

Z. Mazniku tha se menjëherë pas zgjedhjeve, në momentin që u prish koalicioni, një pjesë e atyre që kishin deklaruar pëlqyeshmëri për z. Basha për shkak se ishin në aleancë me të, nuk kishin më arsye për ta cilësuar si liderin e tyre.

“Nëse ne para zgjedhjeve pyesnim njerëzit se çfarë mendimi kanë për Lulzim Basha, deri në ato momente përderisa ishin në aleancë thoshin se kanë mendim pozitiv. Kjo aleancë u prish ditën që mbaruan zgjedhjet edhe institucionalisht por ai gjithashtu nuk është lideri i tyre dhe u kthyen në normalitet”, tha nënkryetari i Bashkisë, Tiranë.

“Unë mendoj se nuk është se nuk ka një rënie të pëlqyeshmërisë ndaj Lulzim Bashës më shumë se rritja e mëparshme ka qenë bashkim pjesësh më shumë se sa rritje organike”, shtoi ai.

Për z. Rama, Arbjan Mazniku tha se rritja e pëlqyeshmërisë është normale, pasi fitorja ja shton popullaritetin secilit.

“Njerëzit kanë pritshmëri përkarshi kryeministrit dhe është normale që momenti i fitores i jep gjithmonë një moment më pozitiv kryeministrit”, tha z. Mazniku.

 

 

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER