Blendi Çeka ngre shqetësimin se shoqëria shqiptare e toleron shit-blerjen e votave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dita e zgjedhjeve dhe procesi i numërimit apo dhe ankimimit të rezultatit të 25 prillit, sipas Blendi Çekës shënuan përparime krahasuar me vitet e shkuara.

Megjithatë duke u përqendruar te prirja e shit-blerjes së votave, Çeka thotë se është shqetësues që një pjesë e mirë e qytetarëve ka tolerancë ndaj këtij fenomeni dhe thënia se nuk ka fakte hidhet si tregues se nuk ka pasur manipulime.

“Marrëdhënia është drejtpërdrejtë vertikale […] pres shpërblim nga partia që fiton dhe probabilitet për ndëshkim nëse partia humbet, dhe këto janë palë që kanë mendësi të ngjashme, kanë tolerancë të lartë dhe kjo është marrëdhënia që çimentohet në mënyrë sistematike,” – u shpreh Çeka.

“Fakti që është e vështirë të dokumentohet, kjo nuk do të thotë se nuk është ekziston si përmasë dhe ndoshta sa më e vështirë të dokumentohet, aq më shumë i sofistikuar është procesi, pra mund të jetë tërësisht tregues i kundërt,” – u shpreh Çeka.

Sipas ekspertit të politikës blerja e votës është prirje që haset në të gjithë botën. Ai tha se kjo është parë që në fillimet e shekullit XX në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me emigrantët që vinin asokohe.

Sipas Çekës, baza e shit-blerjes së votës dhe mekanizmi kryesor i arritjes së saj është ekonomia.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER