“Barometri Politik” prezanton gjetjet e sondazhit kombëtar pas zgjedhjeve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rezultati i zgjedhjeve ka bërë që popullariteti i kryeministrit aktual Edi Rama të rritet më tej, ndërsa ai i Lulzim Bashës, apo dhe Monika Kryemadhit të bjerë.

Kjo u pa nga sondazhi i parë pas-zgjedhor i mbajtur nga kompania prestigjioze MRB për Euronews Albania.

Lexo më shumë: Rezultati i zgjedhjeve rrëzoi ndjeshëm popullaritetin e Lulzim Bashës

Shumica e shqiptarëve mendojnë se në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit pati parregullsi, mirëpo pjesa më e madhe e tyre thonë se ato nuk diktuan fituesin. Ndërkohë nga ata që shprehen se pati parregullsi, apo manipulime jo të gjithë bien dakord se procesi duhet përsëritur.

Lexo më shumë: 52.4% e shqiptarëve mendojnë se pati parregullsi në zgjedhje, por shumica prej tyre mendojnë se nuk diktoi fituesin

Nëse zgjedhjet do të përsëriteshin, Partia Socialiste do të siguronte sërish shumicën qeverisëse. Duke analizuar prirjen e votës shprehur në sondazhin e mbajtur pas zgjedhjeve të 25 prillit, MRB projektoi si fituese PS-në me një përqindje të ngjashme me atë që u shënua ditën e votimit.

Lexo më shumë: Nëse zgjedhjet do të përsëriteshin, Partia Socialiste do të siguronte sërish shumicën qeverisëse

Bazuar në gjetjet e sondazhit drejtuesja e IDMC-së Jonila Godole thekson se në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit shqiptarët nuk morën zgjidhje konkrete.

Lexo më shumë: Jonila Godole: Shqiptarët në këto zgjedhje nuk kishin zgjidhje

Për drejtuesin e emisionit “Me pak fjalë”, Neritan Sejamini, Lulzim Basha ka dështuar për t’i bindur shqiptarët se Partia Demokratike nuk ka humbur, pasi zgjedhjet janë vjedhur nga PS-ja. Sejamini u nis nga sondazhi i bërë nga Euronews Albania dhe MRB, ku rezulton se 60% e shqiptarëve mendojnë se PD-ja i ka humbur zgjedhjet.

Lexoni më shumë: Neritan Sejamini: Basha e ka të pamundur që të bindë shqiptarët se zgjedhjet janë vjedhur

Për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani opozita duhet të ketë tri synime kryesore pas zgjedhjeve. Njërën ai e lidhi me integrimin në BE ndërsa dy të tjerat me ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe legjitimitetin e zgjedhjeve të kaluara lokale ku opozita nuk mori pjesë.

Lexo më shumë: Ylli Manjani: 3 pikat kryesore që Basha duhet të ketë në agjendë pas 14 qershorit

Sipas nënkryetarit të Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku, popullariteti i Lulzim Bashës “është kthyer në normalitet”. Ai e gjykoi rritjen e pikasur në sondazhet gjatë fushatës zgjedhore si “jo-organike”.

Lexo më shumë: Arbjan Mazniku: Pëlqyeshmëria për Bashën është kthyer në normalitet, rritja nuk ishte organike

Dita e zgjedhjeve dhe procesi i numërimit apo dhe ankimimit të rezultatit të 25 prillit, sipas Blendi Çekës shënuan përparime krahasuar me vitet e shkuara.

Megjithatë duke u përqendruar te prirja e shit-blerjes së votave, Çeka thotë se është shqetësues që një pjesë e mirë e qytetarëve ka tolerancë ndaj këtij fenomeni dhe thënia se nuk ka fakte hidhet si tregues se nuk ka pasur manipulime.

Lexo më shumë: Blendi Çeka ngre shqetësimin se shoqëria shqiptare e toleron shit-blerjen e votave

Politologu Adri Nurellari tha se PD hyri në zgjedhje e pozicionuar keq duke varur shpresat te fitorja vetëm përmes Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sipas tij, PD edhe pas rezultatit po vazhdon të gabojë duke mos bërë reflektim këtu ai këshilloi që PD të marrë për shembull lëvizjet që kanë ndodhur në Kosovë.

Lexo më shumë: Adri Nurellari: Leksioni që PD duhet të marrë nga LDK-ja në Kosovë

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER