Neritan Sejamini: Basha e ka të pamundur që të bindë shqiptarët se zgjedhjet janë vjedhur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Për Neritan Sejaminin kryetari aktual i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dështuar për t’i bindur shqiptarët se “PD nuk ka humbur, pasi zgjedhjet janë vjedhur nga PS-ja”.

Këtë opinion Sejamini, i cili drejton emisionin “Me pak fjalë” në Euronews Albania, e bazoi te sondazhi i MRB-së, publikuar në “Barometrin Politik”, ku rezultoi se 60% e shqiptarëve mendojnë se PD-ja i ka humbur zgjedhjet.

Sejamini tha se PD-ja jo vetëm nuk i ka bindur shqiptarët se zgjedhjet janë vjedhur, por e ka të pamundur për ta bërë një gjë të tillë.

“Kjo tregon se detyra që ka marrë përsipër z. Basha që t’i bindë shqiptarët që zgjedhjet nuk i ka humbur por ja kanë vjedhur, është detyrë e pamundur pasi 60% e opinionit publik mendon se zgjedhjet janë humbur dhe nuk janë vjedhur”, u shpreh z. Sejamini.

Sejamini theksoi se beteja që ka filluar Basha dhe PD-ja për të bindur shqiptarët që është bërë një masakër elektorale dhe zgjedhjet iu janë vjedhur, është një betejë e humbur për sa i përket opinionin publik.

Sipas Sejaminit shumica e anëtarëve të PD-së nuk duhet të ishin të kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve dhe kjo gjë duhet të ishte e shprehur pasi më 25 prill PD u bë partia e parë që do të qëndrojë tre mandate në opozitë.

Në analizën e tij Sejamini e konsideroi absurde që në takimet e Bashës në garën për kryetar të PD-së, anëtarët shfaqen të gëzuar. Ai ironizoi se kjo është një “lumturi për humbjen” duke kritikuar këtu luajalitetin e anëtarësisë ndaj kryetarit aktual.

Sejamini këshilloi që opozita të fillojë përgatitjet për zgjedhjet e vitit 2025.

“Sot më shumë se kurrë duhet të përgatitet pasi e ka shumë të vështirë”, u shpreh Neritan Sejamini.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER