Ylli Manjani: 3 pikat kryesore që Basha duhet të ketë në agjendë pas 14 qershorit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani opozita duhet të ketë tri synime kryesore pas zgjedhjeve. Njërën ai e lidh me integrimin në BE ndërsa dy të tjerat me ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe legjitimitetin e zgjedhjeve të kaluara lokale ku opozita nuk mori pjesë.

Sipas z. Manjani, Lulzim Basha duhet të punojë që Shqipëria të hapë negociatat dhe të kushtëzojë bashkëpunimin në Parlament me qeverinë me realizimin e një reformë për sistemin zgjedhor që sipas tij duhet të japë përfaqësim proporcional.

“Më datë 14 qershor, Lulzim Basha duhet të shkojë të takojë të gjithë liderët e Partive Popullore Evropiane që të lobojë për marrjen e një date për hapjen e negociatave një orë e më parë sepse kjo i duhet Shqipërisë, i duhet dhe opozitës gjithashtu.

E dyta, Lulzim Basha, po e bëj personale, do të duhet që të kondicionojë, ata mandate duhet t’i ketë një funksion të një agjendë politike që duhet të kulmojë me dy ngjarje të menjëhershme; e para ndërtimi i rregullave të eja zgjedhore dhe politike, sistemi politik është i kalbur, duhet përmbysur që t’i afrohet përfaqësimit proporcional. Tjetra është që duhet t’u rikthehet legjitimiteti të zgjedhurve lokal”, shprehet z. Manjani.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER