Popullariteti i Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit ka rënë ndjeshëm pas zgjedhjeve të 25 prillit, teksa kryeministri Edi Rama mbetet më popullori.
Sondazhi i Euronews Albania tregoi se 43.7% e shqiptarëve ndajnë opinion pozitiv për Ramën.
Ndryshe, vetëm 25.6% dhe 11.5% ndajnë opinion pozitiv për Bashën dhe Kryemadhin.
Krahasuar me periudhën e fushatës zgjedhore, popullariteti i Ramës ka rënë me 4.7 pikë përqindjeje – nga 48.4% në 43.7%.
Për Bashën dhe Kryemadhin rënia është më e madhe. Kryetari i PD-së ka humbur 20.2 pikë përqindjeje – nga 45.4% në 25.6%. Ndërsa kryetarja e LSI-së ka humbur 6.5 pikë përqindjeje – nga 18% në 11.5%.
Votuesit e PS-së kanë 92.7% mendim pozitiv për Ramën, ndërsa votuesit e PD-së kanë 66.8% mendim pozitiv për Bashën.
Sondazhi ka vënë në pyetje edhe figura të tjera si kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, që nga votuesit e PS ka 79.4% opinion pozitiv dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, që nga votuesit e PD-së ka 55.6% opinion pozitiv.
Bie popullariteti i Bashës dhe Kryemadhit pas zgjedhjeve by Euronews Balkans
Metodologjia:
Sondazhi u krye në nivel kombëtar në bazë të 1 mijë intervistave (49.5% meshkuj, 50.5% femra të moshës mbi 18 vjeç) nga data 10 deri më 28 gusht.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shumica e shqiptarëve mbështesin vendimin e SHBA për Berishën
- Sondazhi, votuesit e PD nuk e donin përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar