‘Turizmi shqiptar ka nevojë ulëritëse për hotele,’ thotë ish-ministri Klosi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-ministri i Turizmit, Blendi Klosi, thotë se tregu shqiptar i turizmit “ka nevojë ulëritëse për struktura akomoduese”. Me këto struktura ai tha se nënkuptonte hotelet.

Duke e konsideruar “sukses” fluksin e lëvizjeve të huaja për turizëm në Shqipëri gjatë dy viteve të pandemisë, Klosi tha se Shqipëria ka nevojë për më shumë hotele.

“Mendoj që suksesi ka qenë që ne kemi qenë shumë liberal dhe kjo na bëri sidomos për vendet e rajonit që të kapim një treg të ri dhe këto vendet e largëta, të cilat gjenin te Shqipëria një vend liberal për masat e COVID-it,” – tha fillimisht Klosi duke vlerësuar numrin e turistëve të huaj që pati këtë periudhë në Shqipëri.

Gjatë emisionit “Barometri” në Euronews Albania, Klosi komentoi gjetjet e sondazhit për turizmin, ku 23.2% e të pyeturve u shprehën se i kishin kaluar pushimet në hotele dhe rreth 50% në shtëpi apo dhoma me qira.

Klosi ishte skeptik për shtëpitë me qira, pasi tha se shumica e tyre shërbejnë në të zezë dhe nuk punësojnë njerëz.

“[Shifrat për kërkesa hoteli janë] Këmbanë alarmi që dëshmon se sa shumë kemi nevojë për akomodim, dhe sidomos për hoteleri,” – tha Klosi.

Ish-ministri i Turizmit vlerësoi si në zhvillim të kënaqshëm infrastrukturën e hoteleve me projekte të reja.

“Kërkesa ulëritëse në Shqipëri është shtimi i kapaciteteve akomoduese, natyrisht po bëhet një punë e jashtëzakonshme ka një numër të shtuar të hotelerisë në Shqipëri, por prapë jemi në fillimet e kësaj industrie dhe kemi nevojë ta shtojmë atë,” – tha Klosi.

Ish-ministri tha se Vlora dhe Durrësi kishte pjesën kryesore të hoteleve këtë sezon veror të rezervuar dhe nuk gjendeshin vende. Për këtë ai arsyetoi se nevojiten të tjera investime.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Festat e Nëntorit, kalendari i aktiviteteve që mund të ndiqni më 28-29 nëntor

Aktivitetet për fesat e Nëntorit kanë nisur që të premten në Tiranë, me ekspozita dhe diskutime për figurat e rëndësishme që kontribuuan në pavarësinë. Në...

“Konaku i Rrajcës” aktiviteti që ruan trashëgiminë folklorike të zonës

Me qëllim ruajtjen e traditave dhe kulturës të zonës, si dhe përcjelljen te brezat e rinj një grup artistësh nga Rrajca kanë organizuar "Konakun...

Rama viziton Vatikanin, pritet nga Papa Françesku

Kryeministri, Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në Vatikan, ku u prit nga Papa Françesku. Vizita përkon dhe me 30-vjetorin e vendosjes së...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER