Pse shqiptarët kanë aq shumë besim te ndërkombëtarët? Analistët diskutojnë arsyet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Institucionet ku shqiptarët kanë më shumë besim janë të huajat, sipas sondazhit të Barometrit. Në studion e “Barometrit” në Euronews Albania analistët diskutuan arsyet pse shqiptarët kanë më shumë besim te institucionet ndërkombëtare sesa te ato shtetërore.

Juristi Dardan Mustafaj tha se fakti që shqiptarët kanë më shumë besim te komuniteti ndërkombëtar është tregues i “kulturës së ulët demokratike, që e shohin shpresën tek ndërkombëtarët dhe jo te vetja”.

Juristi tha se shteti nuk ndërtohet me injeksione nga jashtë, duke marrë shembullin e Afganistanit, por shteti duhet ndërtuar nga elementët e brendshëm.

“Partnerët na ndihmojnë, por nuk mund ta ndërtojnë për ne”, tha ai.

Dardan Mustafaj e konsideron si dështim të qeverisë Rama faktin që shqiptarët kanë besim më shumë te ndërkombëtarët, se sa te institucionet shtetërore.

“Edi Rama tha para 8 vitesh se do të bëjë shtet, mirëpo tani pas 8 vitesh sërish shqiptarët e kanë shpresën tek të huajt”, tha ai.

Studiuesja e politikës, Blerjana Bino tha se arsyeja pse shqiptarët kanë më shumë besim te komuniteti ndërkombëtar sesa te ai vendas, është për shkak të pakënaqësive që qytetarët kanë pasur me qeveritë në vend.

“Kanë parë si model demokracie SHBA-në dhe BE-në”, shtoi ajo.

Blerjana Bino theksoi se politika shqiptare duhet t’i zgjidhe vetë konfliktet.

Ekspertja e komunikimit Edlira Gjoni, nga ana tjetër, tha se populli shqiptar beson te SHBA dhe BE, për shkak të një dëshire të tyre për të shkuar në ato vende.

Ndërsa për Blendi Çekën, ne si popull kemi krijuar një lloj varësie nga pikëpamja funksionale institucionale e jona në raport me ndërkombëtarët, për këtë, z. Çeka mori shembull Komisionin e Venecias.

“Është e pajustifikueshme që për çdo çështje përjashtojmë tërësisht sistemin tonë të brendshëm të gjyqësorit dhe kërkojmë konsultime me Komisionin e Venecias”, u shpreh ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Gjendet i vdekur në apartament një çift në Golem

Një çift në Golem të Kavajës është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së shtunës. Burri M. J., 60 vjeç, banues në Golem  dhe...

Tensione mes Francës dhe Britanisë për emigrantët, zgjidhja e problemit ende larg

Në kampin ku kanë qëndruar 27 personat që pak ditë më parë u mbytën në kanalin e La Manshit janë të vështira. Që prej 2018-s,...

LSDM pa “Alternativë”, ende pa pakt me partinë shqiptare për koalicion

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, partia opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut "Alternativa" ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të vazhdojë bisedimet për t’u...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER