28,4% e 70-vjeçarëve të pavaksinuar, Tomini: Grupet e vaksinatorëve shkojnë derë më derë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gati 1/3 e qytetarëve shqiptarë (32,7%) janë të bindur se nuk duan ta bëjnë vaksinën kundër COVID-19  dhe 28, 4 për qind e tyre i përkasin grupmoshës 65-70 vjeç.

Këto gjetje të Barometrit në Euronews Albania i komentoi zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, sipas të cilës kjo është një shifër e lartë të pavaksinuarish për këtë grupmoshë.

E pyetur lidhur me strategjinë që ka menduar qeveria për vaksinimin e kësaj grupmoshe, që përbën edhe një grup risku, znj. Tomini theksoi se veç muajve të hapur të vaksinimit, janë vënë në veprim edhe grupet e vaksinatorëve. Këta të fundit, tha ministrja, bëjnë bilancin e personave të pavaksinuar në vend dhe shkojnë derë më derë në këto familje.

“Muajt e hapur, thirrjet e mjekut të familjes, gjurmimi i personave me sëmundje të tjera, kalimi derë me derë i vaksinatorëve. Këta të fundit nxjerrin të pavaksinuarit që janë rezidentë në Shqipëri. Duke evidentuar pikat e nxehta gjeografikisht, ata shkojnë derë më derë tek familjet që rezultojnë të pavaksinuara. Tani jemi në muajin e tretë të hapur të vaksnimit”, tha zv.ministrja.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

LSDM pa “Alternativë”, ende pa pakt me partinë shqiptare për koalicion

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, partia opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut "Alternativa" ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të vazhdojë bisedimet për t’u...

8 viktima nga COVID-19, mbi 400 raste të reja në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur 8 humbje jete dhe mbi 400 raste të reja me COVID-19. Viktimat janë dy qytetarë nga...

Mijëra qytetarë nderojnë 3 viktimat e sulmit me armë në Deçan

Mijëra qytetarë në Deçan kanë ndezur qirinj për tre personat që u vranë mbrëmjen e së premtes pas një sulmi me armë ndaj një...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER