Gati 1/3 e shqiptarëve refuzojnë të vaksinohen kundër COVID

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gati 1/3 e qytetarëve shqiptarë (32,7%) janë të bindur se nuk duan ta bëjnë vaksinën kundër COVID-19 dhe 25,9% të tjerë mendojnë se nuk do ta bëjnë vaksinën në të ardhmen.

Kurse 22,8% e të anketuarve nga Euronews Albania dhe MRB, nuk e dinë nëse duan ta bëjnë apo jo vaksinën kundër Covid-19.

Vetëm 18,6% e shqiptarëve u shprehën të bindur se dëshirojnë të bëjnë këtë vaksinë.

Rezultati u mundësuar nga “Barometri” në Euronews Albania, pas anketimit me 1000 qytetarë ballë për ballë.

Arsyeja kryesore që i ka shtyrë shqiptarët të mos e bëjnë vaksinën deri tani, është se nuk janë të bindur për sigurinë e saj pasi kështë shprehen 48% e të pyeturve.

Arsyeja tjetër më e përhapur tek ata që nuk janë vaksinuar është mungesa e besimit tek efikasiteti i vaksinës (29,7%).

Deri më tani 43,7% e shqiptarëve shprehen se janë vaksinuar me të paktën një dozë. Pjesa më e madhe, 56% e shqiptarëve që nuk janë të vaksinuar, i takojnë moshës 18-24 vjeç.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Gjendet i vdekur në apartament një çift në Golem

Një çift në Golem të Kavajës është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së shtunës. Burri M. J., 60 vjeç, banues në Golem  dhe gruaja...

Tensione mes Francës dhe Britanisë për emigrantët, zgjidhja e problemit ende larg

Në kampin ku kanë qëndruar 27 personat që pak ditë më parë u mbytën në kanalin e La Manshit janë të vështira. Që prej 2018-s,...

LSDM pa “Alternativë”, ende pa pakt me partinë shqiptare për koalicion

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, partia opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut "Alternativa" ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të vazhdojë bisedimet për t’u...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER