Vaksinat, pedagogu Çela: Duhet më shumë informim, njerëzit nuk i bindin politikanët por ekspertët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gati 1/3 e qytetarëve shqiptarë (32,7%) janë të bindur se nuk duan ta bëjnë vaksinën kundër COVID-19 dhe 25,9% të tjerë mendojnë se nuk do ta bëjnë vaksinën në të ardhmen.

Erlis Çela, pedagog dhe ekspert i shkencave të komunikimit tha se duhet bërë një punë më e mirë në informimin e popullatës lidhur me benefitet e vaksinës, dhe kjo gjë sipas nuk duhet të jetë në gojën e politikanëve siç ndodh në Shqipëri, por përmes ekspertëve dhe njerëzve të fushës.

“Njerëzit nuk i bindin politikanët por ekspertët. E para, në Shqipëri një pjesë e madhe e njerëzve besojnë në teori konspirative që janë provuar se janë të tilla dhe e dyta, kjo është një çështje më shumë se shqiptare; ne nuk mund të zgjidhim një problem global me adresime lokale, duhet t’u jepet hapësira e duhur ekspertëve”, tha Çela.

Të njëjtin qëndrim ndau edhe mjeku Ilir Alimehmeti sipas të cilit, duhet informacioni i besueshëm dhe nga shumë burime lidhur me vaksinat.

Kjo sipas tij, është një mënyrë për t’i dhënë mundësinë atyre që kanë predispozitë ta bëjnë vaksinën, por nuk kanë informacionin e duhur.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Mijëra qytetarë nderojnë 3 viktimat e sulmit me armë në Deçan

Mijëra qytetarë në Deçan kanë ndezur qirinj për tre personat që u vranë mbrëmjen e së premtes pas një sulmi me armë ndaj një...

Festat e Nëntorit, kalendari i aktiviteteve që mund të ndiqni më 28-29 nëntor

Aktivitetet për fesat e Nëntorit kanë nisur që të premten në Tiranë, me ekspozita dhe diskutime për figurat e rëndësishme që kontribuuan në pavarësinë. Në...

“Konaku i Rrajcës” aktiviteti që ruan trashëgiminë folklorike të zonës

Me qëllim ruajtjen e traditave dhe kulturës të zonës, si dhe përcjelljen te brezat e rinj një grup artistësh nga Rrajca kanë organizuar "Konakun...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER