42% e shqiptarëve janë optimist për të ardhmen. ¼-ta janë pesimistë dhe 32% nuk e shohin të ardhmen as me optimizëm dhe as me pesimizëm.
Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, lidhur me si e vlerësojnë shqiptarët vitin që lamë pas dhe pritshmërinë e tyre për të ardhmen.
Të ndarë sipas partisë që votuan në zgjedhjet e fundit, rezulton se nuk ka thuajse fare socialistë që janë pesimistë për të ardhmen (3,7%). Edhe më optimistët mes shqiptarëve, janë sërish votuesit e Partisë Socialiste (68,5%).
Votuesit demokratë u shprehën më së shumti pesimistë (41%). Një e treta e tyre (36%) nuk është as optimiste dhe as pesimiste për të ardhmen dhe pak më shumë se një e pesta e votuesve të PD (22%) e shohin të ardhmen me optimizëm.
Rezultatet janë të anketës së zhvilluar për Barometrin e Euronews Albania – nga kompania MRB dhe DataCentrum – në datat 20 – 30 nëntor 2021 me 1000 intervista ballë për ballë në familje.
LEXONI GJITHASHTU: