Në zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen më 6 mars, do të votohet në 6 bashki të vendit që janë aktualisht pa kryetar.
Zgjedhjet e pjesshme do të jenë një test i rëndësishëm për partitë politike pasi do të ketë të drejtë vote rreth 17% e votuesve në zgjedhjet parlamentare të fundit.
Bashkia më e madhe që do të jetë në zgjedhje është Bashkia e Durrësit me gati 110 mijë votues, bashki të cilën PD nuk e fiton prej gati dy dekada.
E dyta është Bashkia Shkodër me gati 70 mijë votues, e njohur si një bastion i PD por që vihet në pikëpyetje për shkak të përçarjeve brenda PD.
E treta është Bashkia Lushnjë me rreth 49 mijë votues, Dibra me 30 mijë votues, Vora 16 mijë votues dhe Rrogozhina me 11 mijë votues.