“Destinacion” eksploron bukuritë e Dibrës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Destinacion” udhëton në Peshkopi, tokën e Kastriotëve, por edhe ju njeh me vende turistike në zonën e Dibrës.

Ndalesën e parë e bën në urën e Topojanit, në të majtë të saj na presin djemtë e 1001 aventurave, të cilët bëjnë gati gomonet për rafting.

“Lugina e Drinit është e përshtatshme, për të gjitha moshat që të bëjnë rafting. Ne e kemi zgjedhur këtë luginë për bukuritë mahnitëse dhe për adrenalinë që të jep. Sot nisëm sezonin dhe i ftojmë të gjithë turistët të vijnë të vizitojnë Dibrën,”-thotë Edmir Truka, themelues i Qendrës së Aventurave.

Në breg, takojmë peshkatarë nga Kosova të cilët kanë hedhur grepat. Prej vitesh ata vijnë pikërisht nga këto anë dhe ndjehen si në shtëpi.

“Unë vij prej Prizreni dhe kam 15 vjet që vij për të peshkuar në këtë zonë. Peshku që gjuajmë është trofta dhe krapi. Më pëlqen shumë zona e Dibrës dhe banorët e saj,“- shprehet Qenan Shishko, peshkatari nga Prizreni.

Një nga xhamitë më të bukura mesjetare të Dibrës e gjejmë në fshatin Burim të Dibrës. Objekti është shpallur monument kulture që në vitin 1970 dhe imami i xhamisë së Allajbegisë rrëfen më shumë detaje rreth saj.

“Ndërtuesi i kësaj xhamie është një komandant i kohës, i cili u vendos në këto toka fushore dhe ka ndërtuar këtë xhami. Kjo xhami është më e vjetra në Dibër dhe ndër më të vjetrat në Shqipëri,“- tregon z. Xhili për Destinacion në Euronews Albania.

Në Dibër vizitojmë kalanë e Grezhdanit e shpallur monument kulture në vitin 1963. Kalaja ka ende të ruajtura fragmente muresh ilire dhe mendohet se është ndërtuar në shekullin e III-IV pas krishtit.

Vazhdojmë udhëtimin tonë në qytetin e Peshkopisë, i cili quhet ndryshe qyteti i blirëve. Aty takojmë studiuesin Haki Përnezha, i cili na flet për toponimin e emrit Dibër dhe jetesën e dibranëve.

“Në këtë zonë gjenden shkrime në gurë dhe automatikisht këto shkrime në gurë çojnë historinë e kësaj treve nga 2 mijë deri 10 mijë vjet para Krishtit. Shumë studiues e lidhin prejardhjen e emrit Dibër me një fis që quheshin doberë. Po këta studiues na thonë që fjala ‘Dibër’ vjen deri në ditët e sotme nga prezenca e këtij fisi,”-thotë Haki Përnezha, studiues.

Në Peshkopi takojmë edhe një mjeshtër të veglave muzikore membranofon. Rahimi na tregon me pasion për punën e tij.

“Kam qenë 10 vjeç dhe kam pasur shumë pasion t’i bija veglave muzikore. Unë e kam mësuar daullen nga një shok që vinte në fshat, i cili ishte muzikant. Kam 40 vjet që e bëj këtë punë, pra i bie lodrës dhe e prodhoj prej 40 vitesh. Unë jam i vetmi që prodhoj lodra në Shqipëri,“- tregon Rahmi Çaushi, artizan veglash membranofon.

Vizitën e fundit e bëjmë në muzeun e qytetit ku ndodhen rreth 2000 objekte me mjaft vlera, disa prej të cilave janë shumë të rralla duke filluar nga ato arkeologjike, si vegla pune stralli, enë të ndryshme prej balte, armë zjarri, shpata, objekte personale të figurave historike dhe një pasuri të madhe etnografike, që nga objekte blegtorale, bujqësore, të kuzhinës dhe deri te veshjet e llojeve të ndryshme të krahinave të Dibrës.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER