“Destinacion” eksploron plazhin e egër të Akernisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Destinacion udhëton në plazhin e Akernisë në Vlorë ose plazhi i hidrovorit siç e quajnë vendasit.  Një vend magjik, me një brez rëre deri në 100 metra, deri sa këmbët të prekin ujërat e Adriatikut. Ai është një vend që deri kur të arrish, shoqërues ke flamingot dhe pelikanët dhe ku pylli përqark ka mbetur i paprekur.

Për të shkuar në këtë plazh nga Tirana, në autostradën Fier-Vlorë, merrni daljen e Novoselës e kthehuni djathtas për në fshatin Akërni e pasi ta lini mënjanë, ndiqni vetëm rrugën e asfaltuar drejt detit.

Rruga është e asfaltuar deri të hidrovori, më pas zgjerohet dhe është shtruar me çakull, por e kalueshme për të gjitha llojet e makinave. Kur të mbërrini në brezin e rërës, do merrni sërish djathtas e papritmas para jush do të shfaqet kjo pjesë e bukur e pyllit ku mes pemëve janë ndërtuar kasolle me kashtë e dru.

Në hyrje të plazhit është një pompë kripe që çonte ujin e detit përmes kanalit deri te kriporja. Dikur ajo ndodhej më shumë se 100 metra në thellësi të ujit, por tani është dukshëm në brezin e rërës dhe thuajse 100 metra larg detit. Procesi sigurisht ka dashur vite të ndodhë.

Minella Qarri, banori i zonës tregon për emisioni “Destinacion” se kush e ka ndërtuar pompën e kripës.

“Në Selvec ka qenë kampi i internimit ku ndodheshin të burgosurit politikë dhe prej tyre u ndërtua pompa e kripës. Edhe kanale vaditës në Novoselë është bërë prej tyre,” thotë banori i Novoselës, Minella Qarri.

Në këtë vend fantastik është një familje që jeton gjithë vitin këtu, familja Troka. Hektori, burri i shtëpisë na shoqëron me foristradë për te Godëlli, një pellg i madh që mbushet vetëm nga reshjet e shiut, tashmë pa ujë, por që ka dhe element të tjerë befasues.

Rruga nga lokali i Hektorit në plazh është fare e shkurtër, bëhet edhe më këmbë, por nëpër dunat e rërës lezeti është me makinë të lartë.

Peizazhi është fantastik, plazh i virgjër, rërë e pastër dhe asnjë këmbë njeriu përqark. Ky vend i ka shpëtuar betonizimit, pasi ky peizazh natyror i parkut Vjosë-Nartë është shpallur zonë e mbrojtur. Sipërfaqja totale është rreth 20 hektarë dhe në të do të gjeni pyje pishash, laguna, det dhe një mori shpendësh e kafshësh të rralla

Nëse do zgjidhni të vini në këtë plazh fantastik emisioni “Destinacion” ju jep disa këshilla. E para është të përgatisni ushqime e pije e t’i merrni me vete, ndërsa mund të hani edhe në lokal peshk të freskët e sallatë stine me çmim shumë të lirë. Për të pirë ju sugjeron të provoni pak Raki Xine që bëhet me bimën, Mirthon.

Etiketimet

Këngëtari amerikan shpallet fajtor për abuzim seksual

Këngëtari amerikan R Kelly i njohur për hitin “I believe I can fly” është shpallur fajtor nga një gjykatë për abuzim seksual të grave...

Lindita Nikolla për Ramën: Debate të forta pavarësisht bashkëpunimit maksimal

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla tregoi për Euronews Albania se me kryeministrin Rama pavarësisht bashkëpunimit maksimal kanë pasur dhe debate të forta. Ajo u shpreh...

Lindita Nikolla tregon pengun më të madh nga koha kur ishte ministre e Arsimit

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tregoi për Euronews Albania se nga protesta e studentëve, i ka ngelur merak që nuk iu dha mundësia që...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER