Liqenet e Lukovës, aty ku toka dhe uji shkrihen bashkë në një peizazh çlodhës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në pjesën jug-perëndimore të Pogradecit, në kufi me rrethin e Gramshit ndodhen dy liqenet përrallore të Lukovës. Rrugës për te liqenet ka përrenj që zbresin nga mali, me ujë të ftohtë.

Liqeni më i madh është 1851 metra mbi nivelin e detit, ndërsa i vogli 1795 mbi nivelin e detit. Liqenet e Lukovës janë me origjinë akullnajore.

Në atë zonë, pranë liqeneve ndodhet Mokra e Poshtme, një fshat i bukur rrëze maleve. Sot e ka humbur gjallërinë, pasi shumica e banorëve janë larguar, por mbetet një pikë turistike shumë e bukur, me natyrë të larmishme.

Më tej shkon të fshatin Proptisht, ku ka vetëm një karburant, një ambulancë dhe një shkollë, e megjithatë është qendra e komunës për disa fshatra.

Lakteshi, një tjetër fshat në atë zonë, është vend pjellor me kulla të vjetra guri dhe bagëti. Mirëpo, i lënë pas dore si çdo fshat në Mokër, ky fshat vuan për ujë. Megjithatë, ka njerëz që nuk e braktisin, pasi natyra e tij është e bekuar.

Një fshat tjetër në ata anë, Buzaishti, “i është premtuar Holandës”, pasi çdo gjë që prodhohet në të, eksportohet në Holandë. Kjo për shkak se një kompani bujqësore holandeze, para pak vitesh bëri analizat e tokës dhe rezultoi se nuk ka elementë kimikë.

Përshkimi i këtyre fshatrave ku natyra dhe tradita i bën si të ishin jashtë kohës, të çon te dy liqenet e Lukovës, monumente natyrore. Lukovë do të thotë pyll i gjelbëruar, toponim i mbetur nga sllavët që nga shekulli i nëntë dhe krejt i përshtatshëm për liqenet nga ana kuptimore.

Liqenet e Lukovës rrethohen nga pyje ahu, që i bën këto liqene ideale për piknik, netë në çadra dhe ekskursione.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Zjarr në një apartament në Tiranë, asfiksohet një person

Një person është asfikuar nga zjarri në apartamentin e tij në kryeqytet. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes në rrugën "Memo Meto" në Tiranë  Sipas...

Putini mund të sulmojë Sllovakinë, paralajmëron kryeministri i saj

Kryeministri i Sllovakisë ka paralajmëruar se vendi i tij mund të jetë vendi i radhës nëse Rusia pushton me sukses Ukrainën. Gjatë një interviste për...

Rikthehet qarkullimi normal, 400 mijë të huaj erdhën në prill

1 milion të huaj kanë hyrë në Shqipëri, në 4 muajt e parë të vitit, ku bumi më i madh është shënuar në muajin...

TË FUNDIT

Sa i pranojnë shqiptarët besimet e ndryshme fetare?

85% e shqiptarëve ndajnë të njëjtin besim fetar me familjen e tyre. Vetëm një në dhjetë qytetarë shqiptarë besojnë në një fe tjetër nga...

Përsëritja e zgjedhjeve në Tërnoc, Meta fton shqiptarët të votojnë Kamberin

Presidenti Ilir Meta ka ftuar shqiptarët të votojnë kandiatin për deputet të Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi nesër në zgjedhjet e përsëritura në Tërnoc. Përmes...