Gjeopolitika e Ballkanit drejt integrimit në BE, analistët diskutojnë problematikat që hasin vendet e rajonit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Problematikat me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në BE ka qenë tema e trajtuar në emisionin ‘EuroTalks’ këtë të diel.

Ardian Haçkaj, koordinator i ‘Tirana Connectivity Forum’ e sheh të vështirë mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë deri në fund të vitit, siç premtoi presidentja e KE, Ursula von der Leyen për sa kohë vendi ynë është i lidhur në këtë proces me Maqedoninë e Veriut.

“Për  sa kohë jemi të lidhur, konferenca e parë ndërqeveritare për Shqipërinë nuk ka për të ndodhur. Unë vlerësoj që negociatat duhet të hapen jo vetëm për Shqipërinë dhe RMV, por për të gjitha vendet e Ballkanit. Sa më afër drejt BE jemi, aq më shumë ndihma marrim”, tha z. Haçkaj.

Për ish-ambasadorin e Kosovës në Republikës Çeke, Arbër Vllahiu, lodhja ndaj BE që po ndihet gjithnjë e më shumë kohët e fundit mes qytetarëve në Kosovë lidhet me mungesën e lirisë së lëvizjes. Sipas tij kushtëzimi me sundimit të ligjit si një proces në vijimësi dhe jo një kusht që mund të përmbushet përnjëherë, është i pavend.

“Procesi i liberalizimit të vizave duket se është i ndërlidhur tashmë me negociatat me Serbinë.

Kushti i sundimit të ligjit nuk mund të përmbushet përnjëherë, ndaj në Kosovë ka nisur të humbasë durimi me BE, për shkak të mungesës së lirisë së lëvizjes. Por duhet parë edhe fakti që Kosova është vendi i fundit në rajon që ka mbetur në fillim të rrugës drejt hapjes së negociatave me BE”, tha z. Vllahiu.

Vizita e Von der Leyen në Kosovës sipas tij, erdhi në një moment delikat të konfliktit të ndezur mes Kosovës dhe Serbisë për reciprocitetit të targave dhe i shërbeu zhbllokimit të negociatave mes këtyre dy vendeve dhe tërheqjes së trupave ushtarake nga kufiri.

Hapja e negociatave për Maqedoninë e Veriut shihet e pandashme me veton bullgare, por sipas Xhelal Neziri, analist i marrëdhënieve rajonale në RMV, zhbllokimi i situatës për RMV shihet i realizueshëm nëse pas zgjedhjeve të 16 nëntorit, prodhohet një qeveri politike, ndryshe nga qeveria teknike që është aktualisht.

Sipas tij, nëse në pushtet vjen ish-kryeministri Borisov, i cili ka qenë më miqësor me politikat në RMV, gjasat që Bullgaria të hapë rrugën për Shqipërinë dhe RMV janë të mëdha.

“Ka edhe disa propozime që kanë afruar palët. Është propozimi i presidencës portugeze, që ofroi disa zgjidhje, si figura të caktuara historike apo momente të caktuara historike. Kemi edhe non paper e fundit, që kishte informata se erdhi nga një parti shqiptare në RMV, i cili propozonte ndryshimin e Kushtetutës dhe inkorporimin e pakicës bullgare. Por, pa një qeveri politike në Bullgari nuk mund të arrihet zhbllokimi”, tha Xhelal Neziri.

Situata në Mal të Zi është në një vorbull, sipas Ilir Çapunit, pedagog në universitetin e Malit të Zi, pozicion në të cilin është i ndikuar nga erërat politike nga Serbia dhe Rusia.

Procesi i negociatave me Bashkimin Evropian ka ngecur në vitin e parë të qeverisë proserbe në pushtet e cila nëse ka një lloj qëllimi për të avancuar në sundimin ligjor duhet të kërkojë 2/3 në parlament për të arritur konsensusin, tha z. Çapuni

 

 

 

 

 







Etiketimet

Kreu i Shoqatës të Jetimëve: Problemi kryesor është baza ligjore

Lulzim Resuli, kreu i Shoqatës Kombëtare të Jetimëve në Shqipëri tha për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se fëmijët me mungesën e kujdesit prindëror kanë...

Kreu i ISHSH-së: Duhet riparë kufiri minimal i pensioneve familjare

Astrit Hado, kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore tha se pensioni për fëmijët jetim varion dhe bazohet te vitet e sigurimeve që ka prindi...

Rusia: Lirojmë portet në Detin e Zi nëse rishikohen sanksionet

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se do të konsiderojë hapjen e porteve të Ukrainës në Detin e Zi -  duke ulur kështu...


TË FUNDIT

Kreu i Shoqatës të Jetimëve: Problemi kryesor është baza ligjore

Lulzim Resuli, kreu i Shoqatës Kombëtare të Jetimëve në Shqipëri tha për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se fëmijët me mungesën e kujdesit prindëror kanë...

Kreu i ISHSH-së: Duhet riparë kufiri minimal i pensioneve familjare

Astrit Hado, kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore tha se pensioni për fëmijët jetim varion dhe bazohet te vitet e sigurimeve që ka prindi...

Rusia: Lirojmë portet në Detin e Zi nëse rishikohen sanksionet

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se do të konsiderojë hapjen e porteve të Ukrainës në Detin e Zi -  duke ulur kështu...

Presidenti i KE sot në Tiranë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel do të jetë sot në Tiranë. Ai do të pritet nga kryeministri Edi Rama në orën 10:15 në...

1 mijë lekë për dy fëmijë jetimë, nëna: Është qesharake

Dorina Prendi, nënë e dy fëmijëve jetimë, po kalon periudhën më të vështirë të jetës, pas humbjes së bashkëshortit 4 vite më parë. “Ne para...







Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER