Politika e re amerikane ndaj Kosovës e Ballkanit në optikën e analistëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Jeffrey Hovenier u emëruar ambasador i ri i SHBA në Prishtinë ndërsa Christopher Hill do të jetë përfaqësuesi më i lartë diplomatik i Amerikës në Serbi.

Analistët i shohin këto emërime si vëmendje e posaçme e SHBA në rajonin e Ballkanit por edhe si paralajmërim për një ofensivë për zgjidhjen e konflikteve dhe çështjeve me rëndësi.

Gjatë diskutimeve në emisionin “Euro Talks” të gazetarit Franko Egro, analistët u shprehën se vihet re një qasje ndryshe e politikës së jashtme të SHBA me lëvizjet e fundit jo vetëm në Kosovë dhe Serbi por edhe më gjerë.

Agim Nesho, ish-ambasador i Shqipërisë në SHBA dhe OKB shprehet se vëren një rikthim të vëmendjes për të zgjidhur konfliktet në Ballkanin Perëndimor.

“Shenjat janë një rikthim të vëmendjes tepër serioze për zgjidhjen përfundimtare të problematikës që ekziston në rajonin tonë. Vendosja e personaliteteve të tilla, që janë gjenerata që ka jetuar me problematikën e luftës dhe transformimin e Kosovës në një shtet të pavarur dhe njerëz që kanë punuar me Klinton dhe Ollbrajt tregon një rikthim të vëmendjes”, tha z. Nesho.

Uk Lushi, Drejtor i Kongresit Pan-shqiptar Amerikan tha se e shikon angazhimin e personaliteteve në detyrën e ambasadorëve në Kosovë, Serbi dhe Bosnje si dhe dy të dërguar të posaçëm për Ballkanin si një qasje e re e administratës së presidentit Biden.

“Tregon për një kujdes të veçantë të presidentit Biden dhe një ofensivë që unë besoj se nuk do të ndodhi këtë vit por në vitin 2022 sigurisht që do të ketë lëvizje jo vetëm në Kosovë, por edhe në Bosnje dhe më gjerë”, tha z. Lushi.

Anton Berisha, ish-zv.ministër i Jashtëm i Kosovës thotë se SHBA ka caktuar ambasadorë të rinj në Prishtinë dhe Beograd që i njohin mirë zhvillimet në rajon.

“Tani kemi të bëjme me një ndryshim dhe janë caktuar diplomatë që kanë përvojë të madhe në rajon sicc janë ambasadori në Serbi dhe Kosovë”, deklaroi z. Berisha.

Idro Seferi, gazetar në Beograd tha se emërimi i Christopher Hill nga Biden ka qenë lajm i madh për faktin se është një emër i njohur në proceset e viteve 1990. Sipas tij çështja e Kosovës por edhe rritja e ndikimit kinez dhe rus në Serbi kanë bërë që SHBA të tregohet e kujdesshme.

“Është konsideruar si një rritje e nivelit diplomatik dhe një pjesë e serbëve e shohin Hill si të afërt me shqiptarët”, deklaroi gazetari shqiptar në Serbi.


LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here






Etiketimet

Kreu i ISHSH-së: Duhet riparë kufiri minimal i pensioneve familjare

Astrit Hado, kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore tha se pensioni për fëmijët jetim varion dhe bazohet te vitet e sigurimeve që ka prindi...

Rusia: Lirojmë portet në Detin e Zi nëse rishikohen sanksionet

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se do të konsiderojë hapjen e porteve të Ukrainës në Detin e Zi -  duke ulur kështu...

Presidenti i KE sot në Tiranë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel do të jetë sot në Tiranë. Ai do të pritet nga kryeministri Edi Rama në orën 10:15 në...


TË FUNDIT

Kreu i ISHSH-së: Duhet riparë kufiri minimal i pensioneve familjare

Astrit Hado, kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore tha se pensioni për fëmijët jetim varion dhe bazohet te vitet e sigurimeve që ka prindi...

Rusia: Lirojmë portet në Detin e Zi nëse rishikohen sanksionet

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se do të konsiderojë hapjen e porteve të Ukrainës në Detin e Zi -  duke ulur kështu...

Presidenti i KE sot në Tiranë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel do të jetë sot në Tiranë. Ai do të pritet nga kryeministri Edi Rama në orën 10:15 në...

1 mijë lekë për dy fëmijë jetimë, nëna: Është qesharake

Dorina Prendi, nënë e dy fëmijëve jetimë, po kalon periudhën më të vështirë të jetës, pas humbjes së bashkëshortit 4 vite më parë. “Ne para...

Shpërthim në lokalin e një polici në Shkodër

Një lëndë plasëse ka shpërthyer në derën e lokalit të një polici në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në orën 02:20. Fatmirësisht nuk ka të lënduar...







Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER