Enis Lami, vajza që ka krijuar rrjetin e parë social që u vendos fotove filtra të pikturave të famshme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Filtrat në rrjetet sociale po përdoren gjithnjë e më tepër nga të rinjtë, por Enis Lami ka vendosur ta çojë këtë gjë në një tjetër nivel. Ajo ka krijuar një aplikacion të quajtur ENAX.

“Nisi si një projekt shaka mund të themi, por është një projekt që quhet ENAX dhe është një social media. Ky rrjet social është ndryshe nga rrjetet e tjera sociale sepse është një miksim i rrjeteve sociale më të famshme. Kjo do të thotë që është pak si Instagram-i, pak si Facebook, pak si Tumblr, pra të gjitha këto bashkohen për të na dhënë ENAX”,- thotë studentja Enis Lami për GenZ në Euronews Albania.

GenZ është një produkt i projektit “Youth of Tirana” mbështetur nga Bashkia Tiranë.

Enis tregon se ENAX ka të veçantë faktin se këtu keni mundësinë të gjeni filtra të pikturave të famshme.

“E veçanta qëndron tek mënyra se si shpërndahen fotografitë, pasi ato kanë një lloj filtri, i cili vjen nga piktura shumë të famshme. Pra ti ke mundësinë që asaj fotografisë tënde t’i japësh idenë e një pikture shumë të famshme si “Mona Liza” e Da Vinçit”,- u shpreh krijuesja e këtij aplikacioni.

Ajo u shpreh gjithashtu se mendoi të vendosë filtra pikturash në rrjetin e saj social, pasi në rrjetet e tjera aktuale nuk ka filtra të tillë me fokus te kultura.

“Ne jemi munduar të krijojmë një sens kulturor, pasi social media është bërë kaq e përditshme sa ne kemi harruar kulturën. Unë mendova që kulturën ta përfshij sipas mënyrës time në rrjetin social që kam krijuar”,- e mbylli fjalën e saj Enis Lami për “Gen Z” në Euronews Albania.

Këngëtarja Nilsa Hysi e sheh krijimin e një aplikacioni nga Enis si diçka shumë interesante dhe e komplimenton atë për punë e bërë.

“Më duket shumë interesant që është krijuar një aplikacion nga një vajzë në Shqipëri, që e ke bërë të gjithën vetë”,- tha Nilsa.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER