Arben Shkodra: Heqja e taksave për biznesin e vogël sjell papunësi të fshehur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve thotë se politika për interesa të votave po dëmton biznesin. Ai mori si shembull dy elementë negativë që vijnë nga heqja e taksave për biznesin e vogël.

Gjithashtu, z. Shkodra se politika të njëjtën sjellje elektorale ka bërë edhe me Tatimin e Vlerës së Shtuar.

“E dini çfarë ka ndodhur me ndryshimet për TVSH? TVSH lind tek prodhuesi dhe duhet të shkojë tek konsumatori final. Politika thotë jo për interesa të votave, dhe i përjashton”, tha ai.

“Po e lini biznesin e vogël të pakulturuar sa i përket taksave dhe e dyta po krijon papunësi të fshehur. Njerëzit rrinë aty dhe nuk shkojnë për tej, biznesi i vogël nuk guxon për të arritur si biznesi mesëm”, shtoi z. Shkodra.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Shoqatës së Prodhuesve sipërmarrësit e vegjël dhe të mesëm kërkojnë një sistem fiskal të ndershëm, të thjeshtë dhe të zbatueshëm sa më shpejt.

“Ofertat politike duhet të jenë të thjeshta, pas pandemisë sipërmarrja është aq shumë e traumatizuar sepse sot po flasim për humbje tregjesh, mungesë të konkurrueshmërisë dhe mungesë të punonjësve. Sot flasim për sisteme fiskale që ju vlejnë ju për buxhetin, për votat”, përfundoi Arben Shkodra.

Etiketimet

Destinacion udhëton në Leskovik, qytezën e vogël me një natyrë të mrekullueshme

"Destinacion" shkon në Leskovik, qytezën e vogël plot njerëz të urtë, punëtorë e bujar. Në këtë qytet mund të shijoni natyrën e mrekullueshme dhe...

“Udhëtarët” vizitojnë Pukën, qytetin e vogël që ofron plot surpriza

Ajri i pastër prej pyjeve me pisha, burimet e pastra të ujit, prodhimet e likerit, reçelit, apo birrës, shkolla ku në vitet 30-të jepte...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER