Modelet e taksimit, Haxhi përplaset me Spahon: PS dhe PD janë të pandershme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Duke diskutuar për modelet e taksimit në Shqipëri, ish-zv.ministri i Ekonomisë Elton Haxhi shprehet kritik për PD dhe PS, ku taktikat e tyre i cilëson të pandershme. Përballë gazetares Ilva Tare, z. Haxhi tha në Euronews Albania se Partia Socialiste duhet të ndryshojë nivelin e taksimit duke futur një fashë të tretë.

“PS duhet të ndryshojë nivelin e taksimit duke futur një fashë të tretë, të mos kalojë nga 13-23%, por duhet të kalojë nga 13 në 20% dhe pastaj në 23%. Të dyja palët janë të padrejta dhe të pandershme. Ai që merr me shumë nuk paguan në përqindje të paketën njëlloj me atë që merr më pak”, tha ai.

Për Partinë Demokratike në lidhje me modelin e taksimit ai dha këtë këshillë:  “Për PD propozimi im do ishte që të kalonte në progresive dhe të ishte e sinqertë me qytetarët”, tha  ai.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Mateo Spaho tha se modeli i taksës së sheshtë prej 9% u jep mundësi qytetarëve të rrisin më tej të ardhura për familjet e tyre.

“Ai që punon do paguajë taksë të sheshtë 9% mbi të ardhurat e tij.  9 % punëdhënësi dhe 9 punëmarrësi përsa i përket kontributeve shoqërore, që bëjnë 18%. Është thellësisht e pandershme që nëse ti punon më shumë të tatohesh më shumë thjesht pse një njeri që do të punojë dhe do të rrisë ekonominë e familjes së vet. Këtë e bën kur shteti shqiptar vë taksën progresive, sepse të gjithë qytetarët duhet të tatohem me të njëjtën përqindje”, tha ai.

Etiketimet

Bashkëveprimi ushtarak, vendet e NATO-s ndajnë së bashku infrastrukturën luftarake

Për t’iu përgjigjur nevojës së NATO-s për një integrim më të mirë të kapaciteteve ushtarake, ushtritë e Belgjikës dhe Luksemburgut kanë nisur të përdorin...

Në Francë hapen parqet dhe hiqet maska, në Austri ‘festë’ nga 1 korriku

Parku Disneyland në Paris rihapi dyert ditën e enjte pas thuajse 8 muaj mbyllje për shkak të pandemisë. Vizitorë të shumtë u mirëpritën me muzikë...

4 atraksionet që ja vlejnë të vizitohen gjatë qëndrimit tuaj në Pukë

Prej kohësh Puka është kthyer në një destinacion të preferuar nga vizitorët vendas por edhe ata të huaj që kërkojnë të shijojnë, natyrën, borën,...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER