Oerd Bylykbashi ‘denoncon’ Ramën: Paratë e tërmetit po shkojnë tek ata që nuk kanë dëme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi thotë se në qytetin e Durrësit janë shtuar socialistët, të cilat sipas tij janë të zhgënjyer nga qeveria aktuale.

I pranishëm në “Ilva Now”, z. Bylykbashi shprehet se për shkak të votimit preferencial, shumë socialistë janë gati të ndryshojnë votën e tyre.

“PS ka bërë më të mirën e saj të mundshme që t’i bëjnë durrsakët t’i urrejnë. Shoh socialistë që shprehin zhgënjim, dhe për shkak të votimit preferencial të ndërrojnë  votën e tyre. Kemi pasur anëtarë të PS, të cilat kanë marrë pjesë në takimet e prezantimit të kandidatëve me anëtarësinë e PD. Kjo është haptazi”, tha ai.

Ai u shpreh i ashpër ndaj kryeministrit Rama, ku e akuzon se po përdor fondet për programin e rindërtimit në mënyrë klienteliste. Sipas tij, kjo qasje e qeverisë është faktuar dhe shumë shpejt pritet të bëhen publike provat për këtë.

“Po bëjnë çmos që të përkthejnë një tragjedi, siç ishte ajo [tërmeti] dhe Durrësi ishte qyteti më i goditur. Kjo qasje që ka Edi Rama mbi tërmetin dhe rolin që duhet të këtë qeveria, është qasje tmerrësisht cinike, për të mos thënë qasje prej hienash politike. Po përdoren fondet në mënyrë klienteliste, po u jepen fonde vetëm personave që janë të lidhur me PS dhe është e faktuar. Letrat janë aty, ato flasin vetë, por është një numër qytetarësh që janë klasifikuar në DS1, janë thirrur me pas dhe u janë dhënë para shtesë. Paratë po shkojnë tek ata që nuk kanë dëme”, tha ai.

Etiketimet

Filmi me metrazh të shkurtër nga Kosova, në garë për “Palmën e Artë”

Filmi me metrazh të shkurtër nga Kosova, i titulluar “Pa Vend” me regji të Samir Karahoda do të jetë në mesin e 10 filmave...

Bashkëveprimi ushtarak, vendet e NATO-s ndajnë së bashku infrastrukturën luftarake

Për t’iu përgjigjur nevojës së NATO-s për një integrim më të mirë të kapaciteteve ushtarake, ushtritë e Belgjikës dhe Luksemburgut kanë nisur të përdorin...

Në Francë hapen parqet dhe hiqet maska, në Austri ‘festë’ nga 1 korriku

Parku Disneyland në Paris rihapi dyert ditën e enjte pas thuajse 8 muaj mbyllje për shkak të pandemisë. Vizitorë të shumtë u mirëpritën me muzikë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER