Arben Ahmetaj: Beteja ime është të marr sa më shumë vota për PS

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj thotë se detyra që mori pas tërmetit tragjik ku humbën jetën 51 persona është “një nga detyrat më të rëndësishme” të jetës së tij.

Gjatë intervistës në “Ilva Now”, ministri socialist tha se ka 30 vite që punon dhe karrierën e ka nisur si ndihmës në Ministrinë e Financave.

“Kam 30 vite që punoj dhe e kam nisur historinë nga ndihmës në Ministrinë e Financës. Historia ime është orë pune. Është një nga detyrat më të rëndësishme të jetës sime (Ministër i Rindërtimit). Kjo punë më ka dhënë kënaqësinë e jetës sime”, tha ai.

Duke përmendur shifra për procesin e rindërtimit, Ahmetaj tha se janë ndërtuar 2200 banesa dhe mbi 40 shkolla deri ani.

“Kemi premtim që brenda pranverës së vitit tjetër nuk do të ketë asnjë shenjë nga tërmeti”, tha ai.

Emri i tij është i renditur në vend të 5 në listën e kandidatëve për Qarkun e Tiranës, por Ahmetaj thotë se e rëndësishme është që PS të marrë mandatin e tretë dhe jo votat personale.

“Jemi të gjithë në betejë pavarësisht se në çfarë numri je. Beteja ime është të marr sa më shumë vota për partinë time dhe sigurisht që unë të marr sa më shumë vota. Nuk quaj asnjë gjë sukses apo dështim, quaj sukses mandatin e tretë të PS emrat janë të parëndësishëm dhe numrat. Po bëj fushatë si nuk kam bërë asnjëherë sepse mendoj se kjo është partia më e bukur e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha z. Ahmetaj.

Ministri i Rindërtimit deklaroi se sot është autorizuar për të firmosur kontratë për blerjen e 50 mijë dozave të Sputnik ndërsa 50 mijë doza të tjera AstraZeneca janë siguruar si donacion nga një vend mik.

Lexoni gjithashtu:

Situata në Rinas, Ahmetaj: U cenua siguria kombëtare, institucionet të merren me ta

Ahmetaj: Nuk ka të zhgënjyer me PS, kemi bilance punësh të mëdha


Etiketimet

Mbi 100 qytetarë presin në aeroportin e Rinasit për të vijuar udhëtimet

Mbi 100 qytetarë janë duke pritur në ambientet e jashtme të aeroportit “Nënë Tereza” për të vijuar udhëtimet e tyre. Me çanta dhe valixhe, ata...

Rezultatet e sondazhit të katërt të Barometrit Politik në Euronews Albania

Sonte në emisionin Barometri Politik do të njiheni me rezultatet e fundit të dala nga sondazhi i katërt kombëtar, i realizuar nga kompania MRB...

Prokuroria ngre akuzë për tre kontrollorë të trafikut ajror, lihen të lirë të tjerët

Pasi qëndruan prej disa orësh në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, prokuroria ka ngritur zyrtarisht akuzë vetëm ndaj tre kontrollorëve të trafikut...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER