Drejtori i fushatës së Partisë Demokratike, Alfred Rushaj thotë se PD ka ngritur strukturë për mbrojtjen e votës por edhe për të mbrojtur votuesit, komisionerët dhe vëzhguesit ditën e 25 prillit.
Gjatë intervistës në “Ilva Now”, kandidati i PD për deputet deklaroi se çdo ditë marrin denoncime për blerje të votave nga qeveria.
“Në njësinë 4 janë favoret që po bën qeveria për legalizimet ku duhet të shkosh në zyrat e partisë që të përfitosh. Po mundohen të blejnë votues të djathtë duke u marrë kartën dhe dhënë lekë”, tha z. Rushaj.
Por sipas tij “diferenca është aq e madhe sa nuk do të mund të ndryshojë dot rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve”.
Ai nuk preferoi të jepte një parashikim se si do të jetë rezultati, por shtoi se shqetësimi kryesor është marrja e çdo vote të mundshme por edhe mbrojtja e saj.
“Struktura për mbrojtjen e votës ka një muaj që është ngritur si strukturë. Mbrojta e votës është parë jo vetëm si proces që nis me ditën kur një qytetar shkon për të votuar. Kemi detyrimin që së pari shkeljet t’i denoncojmë në organet kompetente tek KQZ apo SPAK”, tha z. Rushaj.
Drejtori i fushatës së PD se ditën e votimit do të ketë vullnetarët të angazhuar për të mbrojtur votuesit e djathtë por edhe komisionerët dhe vëzhguesit.
“Mbrojtja e votuesve, komisionerëve dhe vëzhguesve ditën e votimit. Janë të gjithë vullnetarë që janë të gatshëm që atë ditë në qoftë se Policia e Shtetit nuk bën punë e saj, ta bëjnë ata punën e tyre”, përfundoi Alfred Rushaj.
Lexoni gjithashtu:
Mesazhet e terrenit, Alfred Rushaj zbërthen strategjitë elektorale të PD-së
Rushaj: Nëse zgjedhjet do të jenë të lira dhe demokratike, PD do pranojë çdo rezultat