Ahmetaj: Nuk ka të zhgënjyer me PS, kemi bilance punësh të mëdha

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe njëherësh kandidati i PS për deputet në qarkun e Tiranës tha për gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania se fushata e tij në qytetin e Tiranës i është drejtuar çdo qytetari, të majtë, të djathtë apo të lëkundur.

Sipas ministrit Ahmetaj, njerëz të zhgënjyer me Partinë Socialiste nuk ka.

“Të zhgënjyer me PS nuk ka, mund të ketë nga ata që kritikojnë me mprehtësi, por s’ka të zhgënjyer me PS pasi ka bërë shumë punë, ka bilanc punësh të mëdha”, u shpreh ministri Ahmetaj.

Teksa e cilësoi normale që të ketë kritika ndaj qeverisë, pasi një qeveri sipas tij është gjithmonë  e kritikueshme, ministri i shtetit për rindërtimin tha se falë qeverisjes së PS, në raport me 2013 vendi ka lënë pas krizën ekonomike dhe është duke u rimëkëmbur nga vështirësitë për shkak të tërmetit dhe pandemisë.

Lexoni gjithashtu: 

Arben Ahmetaj: Beteja ime është të marr sa më shumë vota për PS

Situata në Rinas, Ahmetaj: U cenua siguria kombëtare, institucionet të merren me ta


Etiketimet

Bllokimi i fluturimeve në Rinas, Rama: Meta dhe Berisha duan të kthejnë kaosin në vend

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorët e zonës në Dropullit në Gjirokastër u shpreh se me bllokimin e punës në aeroportin “Nënë...

Inter shkon në 11 pikë, thellon diferencën me ndjekësit dhe afrohet me titullin

Inter ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Sasuolos, duke triumfuar në shifrat 2-1 e duke thelluar diferencën me vendin e dytë në 11...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER