Luan Rama gjen gabimet e PS: Kryeministri përdori Vlorën për t’u shfaqur si “reformator i madh”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama tha se Vlora ka pasur deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, por nuk i kanë përfaqësuar aspak interesat e qytetarëve.

Gjatë një interviste me gazetaren Ilva Tare, zv.kryetari i LSI-së tregoi dy motivet kryesore, të cilët e kanë shtyrë të garojë në qytetin e Vlorës për zgjedhjet e 25 prillit.

“Kam shumë arsye për të thënë se përse Vlorën, por më thelbësorja është se zgjodha Vlorën, sepse të gjithë qytetarët shqiptarë, kudo që ata janë, janë dhe ndjehen vlonjatë dhe janë borxhli ndaj Vlorës. Unë jam këtu si zv. kryetari i LSI, si drejtues politik në Vlorë për të krijuar një kohezion të të gjithë grupeve sociale të këtij qarku. Klani i pushtetit në këto tetë vite që ka marrë peng Vlorën dhe Shqipërinë. Të kemi alternativën reale të përfaqësimit, Vlora ka pasur deputetë, por nuk ka pasur përfaqësues”, tha ai.

Ai hodhi kritika për kryeministrin e vendit, ku tha se ka përdorur Vlorën si vitrinë për ta paraqitur veten si ‘reformator të madh”, por sipas Luan Ramës realiteti është krejt tjetër.

“Edhe për deputetin e Vlorës, Edi Rama, i cili në cilësinë e kryeministrit e ka përdorur Vlorën si vitrinë për të shfaqur veten si reformator i madh, ndërkohë propaganda e tij flet në fakt për më shumë se 1 mln euro investime në Vlorë, por nuk gjenden e materializuara çereku i këtyre investimeve. Ka realitete kontrastuese, saqë e nxjerrin blof të gjithë propagandën”, tha Rama.

Ai tha se Lëvizja Socialiste për Integrim ka një program të prekshëm në këto zgjedhje dhe sipas Luan Ramës, investimi i parë që duhet bërë në këtë qark, është rokonstruktimi i rrugës që lidh Vlorën me Selenicën

“Ne kemi një ofertë të prekshme realisht dhe ajo çfarë unë kam artikuluar është “Pakti për Vlorën”. Përfaqësuesit e LSI që do jenë në Kuvend pas 25 prillit do të nënshkruajmë një pakt, që do të thotë se në Kuvend që të mos miratohet asnjë ligj, që ka impakt në Vlorë pa u konsultuar më parë nga qytetarët e Vlorës. Investimi i parë që duhet bërë në Vlorë është rikonstruktimi i rrugës që lidh Vlorën me Selenicën”, tha ai.

 


Etiketimet

Mbi 100 qytetarë presin në aeroportin e Rinasit për të vijuar udhëtimet

Mbi 100 qytetarë janë duke pritur në ambientet e jashtme të aeroportit “Nënë Tereza” për të vijuar udhëtimet e tyre. Me çanta dhe valixhe ata...

Rezultatet e sondazhit të katërt të Barometrit Politik në Euronews Albania

Sonte në emisionin Barometri Politik do të njiheni me rezultatet e fundit të dala nga sondazhi i katërt kombëtar, i realizuar nga kompania MRB...

Prokuroria ngre akuzë për tre kontrollorë të trafikut ajror, lihen të lirë të tjerët

Pasi qëndruan prej disa orësh në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, prokuroria ka ngritur zyrtarisht akuzë vetëm ndaj tre kontrollorëve të trafikut...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER