Rushaj: Nëse zgjedhjet do të jenë të lira dhe demokratike, PD do pranojë çdo rezultat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Drejtori i fushatës së Partisë Demokratike në Tiranë, Alfred Rushaj, tha për gazetaren Ilva Tare se PD do të njohë çfarëdo rezultati zgjedhjesh nëse ato certifikohen si të lira të ndershme dhe demokratike nga institucionet ndërkombëtare.

Z. Rushaj tha se PD është shumë e bindur në rezultatin pozitiv në zgjedhjet e 25 prillit, dhe kjo sipas tij duket më së miri edhe në gjuhën denigruese të kryeministrit Rama.

“PD patjetër që do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve sa kohë që rezultati është i certifikuar jo vetëm nga partitë, por edhe nga oganizmat ndërkombëtarë.

Nëse ata thonë se zgjedhjet janë të vjedhura, të manipuluara, çfarë duhet të themi ne?

Nëse zgjedhjet janë të lira dhe ndërkombëtarët thonë se janë të lira, të ndershme dhe demokratike, nuk ka asnjë dyshim që do ta njohim çdo rezultat.

Por ne jemi aq të sigurt sa nuk ka asnjë pikë dyshimi, jemi shumë të sigurt tek fitorja.

Siguria jonë është siguri reale, e mbështetur tek çfarë besojmë se është vullnet i popullit”, tha z. Rushaj.

I pyetur lidhur me marrëdhëniet me aleatët e LSI, z. Rushaj se bashkëpunimi në terren ka forma të bashkëpunimit në varësi të problematikës së zonës zgjedhore, ndërsa mohoi të kishte ndonjë lidhje mes tkurrjes së LSI dhe rritjes së PD.

Sipas tij, votat e PD kanë ardhur nga votuesit tradicionalë që janë rikthyer dhe një pjesë nga elektorati gri apo ata që votuan PS dhe u zhgënjyen prej saj.

Teksa e cilësoi Tiranën si surprizën më të bukur të këtyre zgjedhjeve, z. Rushaj u shpreh se në kryeqytet ndëshkimi me votë për pushtetin do të jetë i dyfishtë, për kryeministrin dhe kryetarin e bashkisë.

Lexoni gjithashtu:

Denoncimi i Alfred Rushaj: Dy mënyrat si po i blen votat qeveria socialiste

Mesazhet e terrenit, Alfred Rushaj zbërthen strategjitë elektorale të PD-së

 


Etiketimet

Mbi 100 qytetarë presin në aeroportin e Rinasit për të vijuar udhëtimet

Mbi 100 qytetarë janë duke pritur në ambientet e jashtme të aeroportit “Nënë Tereza” për të vijuar udhëtimet e tyre. Me çanta dhe valixhe, ata...

Rezultatet e sondazhit të katërt të Barometrit Politik në Euronews Albania

Sonte në emisionin Barometri Politik do të njiheni me rezultatet e fundit të dala nga sondazhi i katërt kombëtar, i realizuar nga kompania MRB...

Prokuroria ngre akuzë për tre kontrollorë të trafikut ajror, lihen të lirë të tjerët

Pasi qëndruan prej disa orësh në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, prokuroria ka ngritur zyrtarisht akuzë vetëm ndaj tre kontrollorëve të trafikut...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER